LAJMI I FUNDIT:

Lekaj: Ka deputetë të LDK-së që do ta votojnë Haradinajn (Video)

Lekaj: Ka deputetë të LDK-së që do ta votojnë Haradinajn (Video)

Kandidati i AAK-së për deputet, Pal Lekaj, në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, ka thënë se ka deputet të LDK-së që e votojnë Haradinajn për kryeministër.

Lekaj ka thënë se partia e parë, nuk është PDK-ja, por Lëvizja Vetëvendosje.


“Nuk është, dihet që nuk është e para. Si koalicion po them që jemi të parët, por nëse e ndajmë në parti politike, dihet që nuk është e para. E para është Vetëvendosje ”, tha ai.

Ai pranon se kanë pritur që si AAK të marrin 21 deputetë, derisa si PAN 47.

Për krijimin e qeverisë, Lekaj nuk mendon se do të jetë problem pasi që thotë se kanë mbi 61 vota dhe kjo do të ndodh gjatë muajit korrik.

Madje, ai ka thënë se ka deputet të LDK-së, që e votojnë Haradinajn për kryeministër.

“Ajo që unë di dhe kam informacione, ka deputet të subjekteve politike që i kanë thënë po, përfshirë edhe LDK-në. I kanë premtuar se do ta votojnë”, tha ai.

Lekaj tha se nuk kanë vendosur ende brenda PAN-it, se si do të ndahen dikasteret e qeverisë së ardhshme.

Për zgjedhjet lokale tha se nuk kanë kushte, por mund të bisedojnë për ndihmë të njërit apo tjetrit subjekt brenda koalicionit. Megjithatë, në Gjakovë ai konfirmoi se AAK do të kandidojët me Ardian Gjinin. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori