LAJMI I FUNDIT:

Lekaj, Haradinajt: Gjithmonë do të jemi bashkë

Lekaj, Haradinajt: Gjithmonë do të jemi bashkë

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka bërë një reagim pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit.

Lekaj në një shkrim të bërë në Facebook, ka thënë se Haradinajn e padrejta nuk ka mundur ta ligështojë asnjëherë, sepse sipas tij, atë e ka sfiduar ballëhapur me burrëri si një burrështetas, me nder e sakrificë, transmeton Telegrafi.


“Në krah me ty e fituam paqen, në krah me ty fituam shumë beteja, bashkë me ty e zhvilluam dhe e forcuam shtetin, e bashkë me ty do të dalim fitues edhe në këtë betejë”, ka shkruar Lekaj.

Jep dorëheqje Ramush Haradinaj, ftohet nga Gjykata Speciale
Lexo po ashtu Jep dorëheqje Ramush Haradinaj, ftohet nga Gjykata Speciale

Ai ka thënë se do të jetë gjithmonë me Haradinajn.

Haradinaj gjatë ditës ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryeministrit të Kosovës.

Ai ka thënë se shkak i dorëheqjes është thirrja nga Gjykata Speciale.

“Nderi i Kryeministrit dhe Shtetit duhet të ruhet dhe unë nuk e poshtëroj asnjëherë. Në Hagë si Ramush Haradinaj do t’i dal përball shpifësve, ashtu si e kërkon nderi i luftëtarit shqiptar. Pastërtia ime dhe e luftës së UÇK-së, e konfirmuar nga dy aktgjykime nuk mund të njolloset nga askush dhe asnjëherë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj pritet të udhëtojë gjatë javës së ardhshme për në Hagë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori