LAJMI I FUNDIT:

Lekaj: AAK e çmon Amerikën, por Demarkacionin nuk e votojmë

Lekaj: AAK e çmon Amerikën, por Demarkacionin nuk e votojmë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, e cila i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës që të ratifikojë sa më shpejt demarkacionin.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se partia e udhëhequr nga Ramush Haradinaj e çmon porosinë e Ambasadës së SHBA-së për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi, porse ajo do të vazhdojë të jetë e palëkundur në këtë drejtim sa i përket qëndrimit të saj.


“Sa i përket deklaratës së ambasadës së SHBA-së, mendoj që i kemi miq dhe se i kemi respektuar dhe do të vazhdojmë t’i respektojmë, megjithatë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban qëndrim të palëkundur dhe se nuk do të pajtohet me këtë marrëveshje për Demarkacionin me Malin e zi. Ne e kuptojmë Ambasadën Amerikane mirëpo edhe në anën tjetër asnjë presion nuk mund të jetë demokratik”, ka thënë Lekaj për Indeksonline.

Ambasada amerikane pasditen e sotme i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës ta ratifikojë marrëveshjen për shënimin e kufirit me Malin e Zi sepse kjo marrëveshje, sipas saj, është në rregull, dhe Qeveria menjëherë duhet ta dërgojë për ratifikim në Kuvendin e Kosovës.