Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj me bashkëpunëtor, i shoqëruar edhe nga deputetë të Kuvendit të Kosovës, realizuan vizitë inspektuese në segmentin e fundit të Autostradës “Arbën Xhaferi”, me ç’rast inspektuan punimet që janë duke u realizuar në urën më të gjatë në rajon, e cila është edhe njëra nga vlerat e arkitekturës infrastrukturore në vend.
Lekaj tha se është i kënaqur me punët që janë bërë dhe po bëhen dhe se tashmë është krijuar një standard i lartë i infrastrukturës rrugore në Kosovë dhe se infrastruktura rrugore dhe qarkorja e autostradave do të përmbyllet brenda katër viteve .
Ai theksoi se përmbyllja e infrastrukturës rrugore ka ndikim në zhvillimin ekonomik dhe rritjen e potencialit turistik në vend dhe krijon lidhje të korridoreve që e rrethojnë Kosovën.
Ministri Lekaj tha se ky projekt ndikon edhe në rritjen e GDP-së, sepse në Autostradën “Arbën Xhaferi”, janë të nënkontraktuara 344 kompani, me mbi tre mijë punëtorë dhe 80 për qind e buxhetit mbetet në Kosovë, duke shtuar se, projektet e tilla kanë mbështetjen e Parlamentit të Kosovës dhe këtë e dëshmon më së miri prania e deputetëve, në këtë vizitë inspektuese.
Po ashtu ai ka thënë se janë të përkushtuar që ta ndryshojnë politikën e deri tashme kur projektet janë stërzgjatur, duke ripohuar edhe një herë se kjo autostradë do të përfundojë më 31 dhjetor të këtij viti.
Ministri Pal Lekaj saktësoi se investimet e këtij lloji, mundësojnë integrimin rural e urban të Kosovës, por mbi të gjitha po bëhemi epiqendër moderne e lidhjes së korridoreve ndërkombëtare, ndërsa duke folur për angazhimet dhe mbështetjen që Ministria e Infrastrukturës, e ofron në projekte të ndryshme, ministri Lekaj tha se janë 42 milionë euro që janë ndarë për mbështetje të të gjitha komunave në vend, pa dallim se nga kush janë të menaxhuara ato komuna dhe krejt kjo vetëm që të ndryshohet pozitivisht infrastruktura në vend. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGoBau – Kositëse bari
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
KEDS: Elektroseveri ka filluar t’i vendosë njehsorët e rrymës në veri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre