LAJMI I FUNDIT:

Lekaj: Më 29 maj përfundojnë punimet në Autostradën Prishtinë – Hani i Elezit

Lekaj: Më 29 maj përfundojnë punimet në Autostradën Prishtinë – Hani i Elezit

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini ka folur për punimet që janë duke u kryer në Autostradën Prishtinë -Hani i Elezit nga konsorciumi Bechtel – Enka.

Lekaj ka thënë se punimet në Autostradën “Arbën Xhaferi” pritet të përfundojë në fund të muajit maj, por që sipas tij, varet nga kushtet atmosferike.


“Edhe tri ditë kanë punë nëse nuk bie shi dhe e përfundojnë, dhe përurimi do të bëhet diku në fund të muajit maj, më 29 maj”, tha ministri Pal Lekaj.

Ai po ashtu ka folur edhe për rregullimin e tunelit të Mitrovicës në rrugën nacionale N2, duke thënë se afati kohor i paraparë për 25 ditë nuk është përfunduar pasi është dashur të ndërhyhet në projekt për disa përmirësime.

“Komisioni është duke e bërë vlerësimin.Është dashur të ndërhyhet në projekt dhe mendoj që tash janë zgjidhur problemet e tunelit dhe janë duke vazhduar punimet. Shpresoj që brenda 10 dite do të lëshohet në qarkullim”, ka thënë Lekaj, shkruan Telegrafi.

Ndryshe, Autostrada që e lidh Prishtinën me Shkupin, ishte planifikuar të përfundoj më 31 dhjetor 2018, por konsorciumi Bechtel – Enka nuk kishte arritur që t’i përfundojë me kohë punimet. /Telegrafi/