LAJMI I FUNDIT:

Lejoni natyrën t’ju përkëdhelë

Lejoni natyrën t’ju përkëdhelë
(Foto: Instagram/Llisiczka)

Nuk është sekret që në vitet e fundit, bukuria natyrore ose “e pastër” është bërë gjithnjë e më e popullarizuar. Ka gjithnjë e më shumë njerëz që po bëhen më të vetëdijshëm për atë që në të vërtetë po vënë në trupin e tyre.

Në kohën e konsumimit, njerëzit i kushtojnë vëmendje përbërjes së produkteve, sigurohen që të përdorin ato me përbërës jotoksikë dhe përpiqen të zgjedhin me vetëdije atë që blejnë.


Me kujdes u shmangen kimikateve, të cilat shpesh gjendet në kozmetikën dekorative dhe në preparate, që mund ta dëmtojnë organizmin e njeriut. Kjo është arsyeja pse ekziston një kërkesë në rritje për produktet e prodhuara nga përbërës 100 për qind natyralë veganë, të cilat bëhen pa mizori ndaj kafshëve.

(Foto: Instagram/ninasaparina)

Përveç kësaj, ekziston një keqkuptim i madh se nuk është e mundur të arrihet rezultati i dëshiruar me ndihmën e kozmetikës natyrale, veçanërisht kur bëhet fjalë për përbërjen dekorative. Kjo mund të ketë qenë e vërtetë një dekadë më parë, por sot ka brende, prodhimet e të cilave kanë një efekt të lartë.

Edhe pse kozmetika natyrale më parë nuk ka mundur të konkurronte me kozmetikën klasike, grimi i sotëm i bazuar në përbërës natyralë është jashtëzakonisht i pigmentuar dhe i lehtë për t’u aplikuar, mu si konkurrentët e tyre sintetikë. Mbase tashmë edhe i përdorni produktet e tilla, por që nuk jeni fare të vetëdijshme që janë plotësisht natyralë. /Telegrafi/