LAJMI I FUNDIT:

Lehtësoni fryrjen e barkut dhe digjni më shpejt yndyrën

Lehtësoni fryrjen e barkut dhe digjni më shpejt yndyrën
(Foto: Pexels)

Nëse ndonjëherë ndiheni sikur nuk po shihni rezultate, ndoshta përveç një diete të shëndetshme dhe ushtrimeve të përditshme, duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje marrjes së lëndëve ushqyese ose të mendoni ta ndryshoni aktivitetin tuaj fizik.

Megjithatë, nutricionistja Clarissa Lenherr thotë se ka disa hapa që mund t’u ndihmojnë ta zvogëloni fryrjen dhe të humbni yndyrën e barkut.


Merrni më shumë fibra

Një nga shkaqet kryesore të fryrjes së barkut është kapsllëku. Kjo është arsyeja pse duhet ta rritni marrjen e fibrave për t’ju ndihmuar ta hiqni qafe kapsllëkun. Është e rëndësishme vetëm që të mos e teproni me të gjitha fibrat përnjëherë, sepse mund të ketë efektin e kundërt nga sa dëshironi dhe të rezultojë në fryrje edhe më të madhe.

Efektet që mund të ketë ngrënia e bukës në zorrët tuaja
Lexo po ashtu Efektet që mund të ketë ngrënia e bukës në zorrët tuaja

Konsumoni proteina përgjatë ditës

Konsumimi i rregullt i proteinave do t’ju ndihmojë të humbni depozitat e yndyrës – transmeton The Sun. Përveç kësaj, proteina është e rëndësishme për ruajtjen e energjisë dhe ngopjes, gjë që mund të zvogëlojë dëshirat për ëmbëlsirat. Megjithatë, është e rëndësishme që përveç proteinave me origjinë shtazore, të konsumoni edhe proteina me origjinë bimore.

Bëni ushtrime rezistence

Çdo ushtrim është i mirë për trupin tuaj, por nëse doni të humbni depozitat e yndyrës, këshillohet të përfshini ushtrimet e rezistencës në aktivitetet tuaja fizike. Në këtë mënyrë, ju jo vetëm që do të humbni yndyrë, por edhe do të ruani masën muskulore.

“Të kesh më shumë muskuj mund të çojë në një normë më të lartë metabolike të pushimit, gjë që mund të mbështesë humbjen e yndyrës”, ka shpjeguar Clarissa.

Ushtrimi me rezistencë do të thotë që ju po i ushtroni muskujt duke përdorur një forcë kundërshtare, të tilla si peshat, shtangë dore, shiritat e rezistencës, aparatet e palestrës apo edhe peshën e trupit tuaj.

Agrumet dhe mollët mund ta përkeqësojnë problemin e fryrjes së barkut
Lexo po ashtu Agrumet dhe mollët mund ta përkeqësojnë problemin e fryrjes së barkut

Pini çaje bimore

Nëse ndiheni të fryrë në mbrëmje, duhet të pini çaj bimor. Do të ishte më mirë të pini çaj me nenexhik ose xhenxhefil, sepse ato mund të ndihmojnë në tretjen më të lehtë të ushqimit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori