LAJMI I FUNDIT:

Lehtësime dhe përfitime për transportuesit e Maqedonisë

Lehtësime dhe përfitime për transportuesit e Maqedonisë

Tani e tutje, transportuesit e Maqedonisë do të kenë çmime më të ulta të karnetave TIR, kohëzgjatje të vlefshmërisë prej 60 deri 75 ditë dhe së shpejti garancion më të lartë, pra nga 60000 deri 100000 euro, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo mundësohet nga SIZ Komunikacioni Maqedoni – AMERIT dhe Unioni ndërkombëtar për transport rrugor (IRU).


Siç bën të ditur një zyrtarë i lartë i AMERIT, partner kombëtar i IRU-së, vendimi për këto përfitime, fillimisht do të zbatohet në Maqedoni dhe do të zbatohet nga SIZ Komunikacioni Maqedoni – AMERIT, si asociacion garanteus i TIR në territorin e Maqedonisë, dhe botues i autorizuar i karnetave të TIR./Telegrafi/