LAJMI I FUNDIT:

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Real Madridi dhe Atletico Madridi do të përballen në një nga ndeshjet e raundit të 1/8-tës në Ligën e Kampionëve.

Pritet të jenë dy ndeshje tejet të forta duke pasur parasysh se dy përballjet e tyre këtë sezon kanë përfunduar me rezultat të barabartë 1-1.

Nëse merret për bazë rekordi i tyre në Ligën e Kampionëve, Real Madridi do ta nis këtë përballje si favorit, ani pse Atletico Madridi ka aftësinë për të shkaktuar befasinë.


Sidoqoftë, ata nuk do të jenë në gjendje ta bëjnë këtë sipas legjendës gjermane të futbollit, Lothar Matthaus.

“Do të preferoja të shihja një ndeshje ndërkombëtare në këtë fazë se sa derbin e Madridit. Dy gjigantët janë takuar tashmë dy herë në finale të Ligës së Kampionëve dhe në të dyja rastet ishte luftë e madhe”.

“Në 2014, Real fitoi 4-1 në kohën shtesë dhe në 2016 në penallti. Në 2014, trajnerët ishin të njëjtë si sot: Carlo Ancelotti dhe Diego Simeone. Ata e njohin njëri-tjetrin nga jashtë dhe brenda. Ata tashmë janë takuar dy herë në La Liga këtë sezon dhe ndeshjet kanë përfunduar me barazim”.

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre
Lexo po ashtu Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

“Në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve, Real Madridi humbi tri herë dhe u desh që të shkonte në play-off, por ndaj Manchester Cityt, Real Madrid ishte në krye të detyrës, si gjithmonë, kur ka rëndësi”.

“Kjo është arsyeja pse mendoj se Real Madridi do të avancojë në çerekfinale, por Atletico do të jap gjithçka sërish”.

“Leipzig dhe Leverkusen tashmë kanë qenë në gjendje të shohin se sa e fortë mund të jetë ndeshja e dytë në Estadio Metropolitano”, ka thënë Matthaus./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohen videot që Atletico i ka dërguar në UEFA kundër Real Madridit

Publikohen videot që Atletico i ka dërguar në UEFA kundër Real Madridit

Liga e Kampionëve
Djemtë e legjendës së Man Utd janë binjakë, por u bënë kapitenë të dy kombëtareve të ndryshme

Djemtë e legjendës së Man Utd janë binjakë, por u bënë kapitenë të dy kombëtareve të ndryshme

Ndërkombëtare
Mund të ndodhë shkëmbim sensacional, Liverpool-Newcastle: Reds ofrojnë dy yje për Alexander Isak

Mund të ndodhë shkëmbim sensacional, Liverpool-Newcastle: Reds ofrojnë dy yje për Alexander Isak

Premier League
Shokohet Real Madridi: Agjenti i Alexander-Arnold fillon bisedimet me klubin e preferuar të anglezit

Shokohet Real Madridi: Agjenti i Alexander-Arnold fillon bisedimet me klubin e preferuar të anglezit

La Liga
Real Madridi mund të jetë pa pesë yje përballë Arsenalit

Real Madridi mund të jetë pa pesë yje përballë Arsenalit

Liga e Kampionëve
Tudor nuk bën gabimin e njëjtë si Motta, zgjedh menjëherë kapitenin e Juventusit

Tudor nuk bën gabimin e njëjtë si Motta, zgjedh menjëherë kapitenin e Juventusit

Serie A
Kalo në kategori