LAJMI I FUNDIT:

Legjenda e Interit, Maicon bashkohet me ekipin nga Serie D

Legjenda e Interit, Maicon bashkohet me ekipin nga Serie D

Ish-ylli i madh i Interit, Douglas Maicon po kthehet në Itali në mënyrë që të luajë për skuadrën e Serie D, Sona.

39-vjeçari do të mbush 40 vjeç në muajin korrik, por nuk i ka varur ende këpucët në gozhdë dhe aktualisht po luan në Brazil për klubin Villa Nova Atletico Clube.

Negociatat kishin vazhduar për një kohë, por ndërmjetësi Thiago Sousa i tha gazetës L’Arena se rikthimi i Maicos në Italia ‘është bërë 100 për qind’.


Tifozët zgjedhin 50 mbrojtësit më të mirë të të gjitha kohërave
Lexo po ashtu Tifozët zgjedhin 50 mbrojtësit më të mirë të të gjitha kohërave

Afati i transferimeve hapet në Serie D më 7 janar dhe Maicon nuk është i vetmi që bashkohet me klubin Sona, pasi djali i tij 15-vjeçar Felipe do të nënshkruajë për ekipin e të rinjve.

Maicon me trofeun e Ligës së Kampionëve të fituar në vitin 2010 me Interin

“Marrëveshja është bërë, por ai nuk do të fluturojë për rreth tre javë të tjera”, ka thënë trajneri Marco Tommasoni për Daily Verona Network.

“Unë mendoj se kjo do të rrisë entuziazmin për të gjithë stafin dhe lojtarët, por ne ende duhet të vlerësojmë nivelet e tij fizike. CV-ja e tij flet vetë dhe ai sjell përvojë dhe karakter”, përfundoi trajneri i klubit Sona.

Maicon nuk ka luajtur në Itali që kur kontrata e tij me Romën skadoi në muajin korrik të vitit 2016.

Mbrojtësi i djathtë ishte në skuadrën e Interit kur fitoi ‘tripletën’ në sezonin 2009-10, ndërsa ka fituar titullin në Serie A në katër raste, Kupën e Italisë dy herë, Superkupën Italiane tri herë dhe Kupën e Botës për Klube një herë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

La Liga
Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Liga e Kampionëve

"U eliminuam për shkak të Theo Hernandez" - legjenda italiane e Milanit i ashpër me mbrojtësin që mori karton të kuq

Liga e Kampionëve
Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Liga e Kampionëve
Berat Gjimshiti flet pas eliminimit të Atalantas nga Liga e Kampionëve

Berat Gjimshiti flet pas eliminimit të Atalantas nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ardon Jashari shkëlqen ndaj Atalantas në Ligën e Kampionëve, shpallet lojtari i ndeshjes

Ardon Jashari shkëlqen ndaj Atalantas në Ligën e Kampionëve, shpallet lojtari i ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori