LAJMI I FUNDIT:

Legalizohem mbi 5000 objekte në Veles

Legalizohem mbi 5000 objekte në Veles

Që nga dita e sjelljes së Ligjit për legalizimin e objekteve pa leje, komuna e Velesit ka pranuar gjithsej 9477 kërkesa për legalizim të objekteve pa leje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga ky numër, 7864 kërkesa janë sjellë në afatin e parë, kurse pjesa tjetër janë dorëzuar në afatin e dytë që kaloi më 31 mars të vitit të kaluar.


Deri tani janë legalizuar 5350 ndërtime pa leje. Arsyeja se përse nuk ka përfunduar legalizimi i një numri të madh rastesh është se pritet përfundimi i elaborateve, ndërkaq në shumë lëndë ka mungesa edhe të dokumenteve tjera./Telegrafi/