Lajmi se Rigels Rajku dhe Ledri Vula po realizojnë një bashkëpunim, ishte një prej temave më të përfolura në botën e muzikës gjatë vitit 2017. Dy reperët që ishin ndër më të kërkuarit në vitin që shkoi e paralajmëruan disa herë projektin e tyre përmes rrjeteve sociale duke publikuar imazhe të përbashkëta, ndërkohë që fansat ishin vazhdimisht në pritje.
Dhe më 22 nëntor 2017, në YouTube u publikua kënga me titull “Dje & Sot”, e cila u prit shumë mirë nga fansat e dy reperëve në zë të skenës shqiptare. Ky projekt është prodhim i Bled Beats dhe Johan Bejerholm, ndërsa ‘beat-in’ e kanë bërë Butrint Buçinca dhe Duja. Videoklipin e kësaj kënge e ka realizuar Fati TV. Reperët u shfaqën në një klip të thjeshtë pa shumë luks duke treguar anën e tyre modeste në një tekst që portretizon situatën e tyre në skenën e hip-hopit.
“Dje & Sot” shënon bashkëpunimin e parë ndërmjet Noizyt dhe Ledrit, të cilët jo gjithmonë kanë pasur raporte të mira. Në të kaluarën ata konsideroheshin armiq, nëse kihet parasysh labeli ku bënte pjesë Ledri (BabaStars) dhe në atë që bën pjesë Noizy (OTR). Këto dy palë vazhdojnë të jenë në konflikt, ndërkohë që reperi nga Kosova nuk është më pjesë e Babastars.
Por, cili ishte rrugëtimi i dy reperëve shqiptarë deri te ky bashkëpunim.
Ledri Vula
Ledri Vula është një autor këngësh dhe reper mjaft i njohur në zhanrin e muzikës hip-hop. Ai e nisi karrierën muzikore si anëtar i grupit Skillz, së bashku me Visar Shalën (i njohur si Skivi Under Cover apo thjesht Skivi).
Që në fillet e tyre me këngën “Krejt i kom”, dyshja paralajmëroi një sukses në skenën e hip-hopit shqiptar. Grupi i formuar në kuadër të ‘labelit’ të famshëm shqiptar, BabaStars, vazhdoi të krijonte hit pas hiti duke bërë që emrat e tyre shumë shpejt të ishin mjaft të kërkuar nga fansat shqiptarë të muzikës hip-hop.
Ledri dhe Skivi ishin të pandashëm dhe të bashkuar me BabaStars kur ndodhi përleshja mes tyre dhe liderit të OTR, Noizy, në Zvicër në vitin 2012. Mirëpo, gjatë kohës kur ata po rrugëtonin drejt suksesin në skenën shqiptare, erdhi ndarja.
https://www.youtube.com/watch?v=GHVkwn86Ql4
Vula pati një zënkë me ish-të dashurin e Dafina Zeqirit dhe ky incident ishte shkas që reperi t’i ndërpriste lidhjet me shokun e tij dhe liderin e BabaStars, Getoar Selimi. Pas kësaj ngjarjeje, Ledri u tërhoq përkohësisht nga muzika, ndërkohë që Skivi zgjodhi t’i qëndronte besnik labelit të famshëm. Nga ky moment, dy reperët e Skillz i shkëputën marrëdhëniet mes tyre dhe i vazhduan karrierat ndaras.
https://www.youtube.com/watch?v=j6GmTun3H9w
Pas një pauze dyvjeçare, Ledri iu rikthye muzikës me këngën “100 probleme”, videoklipin e të cilës e zbukuronte modelja e famshme Angela Martini, për të cilën pati spekulime edhe për një lidhje me reperin që nuk zgjati shumë.
Kjo këngë e riktheu Vulën fuqishëm në skenën shqiptare dhe pjesa tjetër është histori. Ledri vazhdoi me projektet solo dhe bashkëpunimet jashtëzakonisht të suksesshme që e bënë atë njërin prej këngëtarëve më të kërkuar nga fansat shqiptarë të muzikës.
Përveç të qenit një reper i suksesshëm në muzikë, Ledri njihet edhe si një donzhuan në estradë. 31-vjeçari është përfolur për lidhje të shumta me disa prej femrave më të bukura shqiptare, ndërsa ai vazhdon të jetë i pëlqyer nga gjinia e bukur.
Noizy
Rigels Rajku, me emrin artistik Noizy apo Zini Zin, është një reper, autor këngësh, producent dhe me raste aktor, i cili nisi ndërtimin e karrierës së tij që nga publikimi i albumit të parë, për t’u shndërruar në njërin prej reperëve më të popullarizuar shqiptarë.
Noizy lindi në Sukth të Durrësit, ndërsa si 11 vjeçar së bashku me familjen e tij u vendosën në Londër. Ai u rrit në qarkun Woolwich dhe pikërisht përditshmëria jetësore ishte frymëzim për të që të kishte sukses në jetë. Gjatë kohës sa jetoi në Londër e zhvilloi pasionin për boksin. Jeta e tij përshkruhet në këngën “Bojm pak muhabet”.
Reperi debutoi në industrinë muzikore në dhjetor të vitit 2004 me këngën “On Top of the Rest”, ndërsa në vitin 2009 e publikoi albumin e parë me titull “Pak më ndryshe”. Nga kjo periudhë, këngët e tij vazhduan të ishin të kërkuara dhe me kalimin e viteve, ai e vulosi emrin e tij në skenën e hip-hopit shqiptar.
Noizy njihet edhe për duete të shumta me artistë të tjerë të muzikës shqipe. Në vitin 2014, ai e nisi bashkëpunimin me Enca Haxhinë, e cila u bë pjesë e OTR, ndërsa dueti më i suksesshëm i tyre ishte “Bow Down”. Mirëpo, Noizy dhe Enca i kanë prishur raportet dhe nuk bashkëpunojnë më.
Reperi aktualisht jeton në Shqipëri. Ai është baba i një vajze me emrin Leandra, e cila jeton në Londër. Në vitin 2012, ia kushtoi këngën “Noku i vogël”, përmes të cilës i tregonte vajzës së tij se sa i mungonte dhe sa e do.
Noizy është i njohur për miqësi të shumta me artistët shqiptarë nga të gjitha sferat, por nuk mungojnë edhe armiqësitë, në mesin e të cilëve janë anëtarët e BabaStars.
Zënka e Noizyt me BabaStars dhe ‘diss-i’ ndaj Ledrit
Në prill të vitit 2012, në Zvicër ndodhi një incident ndërmjet reperit nga Shqipëria dhe anëtarëve të BabaStars, pjesë e të cilëve asokohe ishte edhe Ledri Vula.
https://youtu.be/QyS1RhfGho8
Ngjarja besohet të ketë ndodhur në aeroportin e Cyrihut që ka pasur për protagonistë anëtarët e ‘labelit’ BabaStars dhe reperin e OTR, Noizy dhe një mik të këtij të fundit.
Të dyja palët dolën me video duke pohuar se e kishin rrahur kundërshtarin. Noizy postoi një video, ku shfaqej shëndoshë e mirë dhe ku tregoi një stoli të njërit prej anëtarëve të BabaStars.
Të njëjtën gjë më vonë e bënë edhe anëtarët e labelit tjetër, me Ledrin që e ftoi Noizyn për duel tjetër në Cyrih.
Përçarja dhe konflikti mes reperëve shqiptarë vazhdoi pas këtij incidenti edhe në sferën e muzikës përmes teksteve të këngëve, gjatë intervistave të ndryshme të protagonistëve e që kulmoi me konfliktin e armatosur në Prishtinë në vitin 2016, kur mbetën të plagosur Noizy dhe Varrosi.
Njëri prej ‘diss-ave’ që Noizy ua kushtoi anëtarëve të BabaStars me titull “Na jena OTR”, e përmendte drejtpërdrejt emrin e Ledrit.
Pajtimi i Ledrit dhe Noizyt
Pas largimit të Ledri Vulës nga BabaStars dhe pas kthimit të tij në muzikë, u përhapën zëra se reperi nga Kosova ishte pajtuar me yllin nga Shqipëria.
Më vonë këto pohime rezultuan të vërteta dhe dy yjet shqiptare të skenës nisë të publikonin edhe fotografi, ku pozonin të qeshur me njëri-tjetrin.
Ka pasur thashetheme nga më të ndryshmet se kush mund të ketë ndërhyrë për t’i pajtuar Ledrin dhe Noizyn, mirëpo ato vazhdojnë të mbesin vetëm të tilla – thashetheme.
Konfirmimi se çdo mosmarrëveshje dhe konflikt mes tyre i takon të kaluarës, erdhi përmes duetit të tyre “Dje & Sot” që u përqafua dhe po dëgjohet shumë nga fansat e tyre. Tashmë, dy reperët organizojnë edhe mbrëmje muzikore bashkë për t’i argëtuar ata që e dëgjojnë muzikën e tyre.
Nuk dihet nëse Ledri Vula dhe Rigels Rajku do të sjellin bashkëpunime të tjera në të ardhmen, gjë që padyshim se do të mirëpritej nga fansat e tyre.
Pajtimi ndërmjet Ledrit dhe Noizyt është padyshim një shembull i mirë për të gjithë pjesëtarët e skenës shqipe që mbajnë inate mes vete që t’i qetësojnë gjakrat dhe të shndërrohen në model për t’u ndjekur duke dhënë një mesazh pozitiv edhe te fansat e tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDrenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Diana pyetet për mesazhin që motra tentoi t'ia jepte fshehurazi në vesh: Nuk mund të përgjigjem tani, por familja ime nuk janë kundër lidhjes me Arionin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë