Prezantuesi i edicionit të sivjetmë të Big Brother VIP Albania, Ledion Liço, është komentuar shumë që në natën e parë të këtij spektakli.

Kjo pasi ai erdhi si një risi për publikun pas dy edicioneve që kishte prezantuar moderatorja ikonike e këtij programi, Arbana Osmani.


E kur jemi te kjo e fundit, përkundër faktit që dyshja thonë se ruajnë raporte të mira me njëri-tjetrin, duke sikur pati një thumb direkt.

Kjo pasi në një moment gjatë spektaklit kur po bëheshin nominimet, Ledionit i rrëshqiti fleta e zarfit me emrat e banorëve më pak të votuar.

IMG 4332

E pasi i ndodhi ky “incident” i vogël, ai i kërkoi falje publikut duke i thënë: “Ngaqë s’jam mësuar të mbaj kështu gjërash…”.

Kaq ka mjaftuar që fansat e BBVA ta shohin këtë si një thumb direkt ndaj Arbanës, për faktin se gjatë prezantimit të Big Brother, ajo gjithmonë ka mbajtur skaletë përpara saj.

IMG 4330

Ndryshe nga Arbana, Ledioni e ka prezantuar që nga nata e parë këtë format pa asgjë në duar dhe ky detaj nuk ka shpëtuar pa u vënë te nga ndjekësit e programit. /Telegrafi/