LAJMI I FUNDIT:

LDK: Viti 2018, vit i dështimit në shëndetësi dhe pa reformë substanciale

LDK: Viti 2018, vit i dështimit në shëndetësi dhe pa reformë substanciale
Foto: Arkiv

Deputeti Haxhi Avdyli nga Lidhja Demokratike e Kosovës tha se viti 2018 ka qenë vit i dështuar në shëndetësi dhe pa ndonjë reformë substanciale.

Avdyli në një konferencë për media tha se problemet në sektorin e shëndetësisë janë të shumta dhe shpeshherë po kalojnë në heshtje.


“Viti 2018 vit  i dështuar në shëndetësi, pa ndonjë refomrë substanciale.  Ka qenë e paraparë të vijë në kuvend Ligj për shëndetësinë dhe Ligji për sigurime shëndetësore po ende nuk ka ardhur”, tha ai, raporton Telegrafi.

Deputeti nga radhët e LDK-së tha se për vitin 2019 është paraparë të shkojë në Kuvend vetëm Ligji për shëndetësi, por jo edhe ai për sigurime shëndetësore.

“Kjo ministri është joserioze në qasjen që ka për shëndetësinë”, u shpreh Avdyli.  Ai shtoi se ministri i Shëndetësisë nuk ka ‘haber’ se çka janë sigurimet shëndetësore.

Sipas tij, nuk pritet që qytetarët e Kosovës të kenë sigurime shëndetësore edhe shumë vite nëse vazhdon kjo amulli nga njerëzit jokompetent.

Ndërkaq, deputeti i LDK-së, Naser Rugova tha se manipulimet e opinionit nga siç tha ai ky ministër i Facebook-ut dhe projektet e nisura më herët t’i adresojë vetes janë si pasojë e mungesës së vizonit të tij dhe të vartësve të tij.

“Le t’i lej selfiet dhe Facebook-un, e le t’i kthehet punës…”, u shpreh Rugova.  /Telegrafi/

Foto: Arkiv

Në trend Lajme

Më shumë
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Kronika e Zezë
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Kalo në kategori