LAJMI I FUNDIT:

LDK shqyrton gjendjen e krijuar me COVID-19, Abrashi: Gjendja po del jashtë kontrollit

LDK shqyrton gjendjen e krijuar me COVID-19, Abrashi: Gjendja po del jashtë kontrollit

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e kryesisë në të cilën është diskutuar situata politike në vend dhe gjendja me COVID-19.

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, tha se nuk është diskutuar shkarkimi i ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, pas rasteve të fundit.

Por, ai vet tha se është që masat të merren pasi situata me COVID-19 po del jashtë kontrollit.

“Kryesia e LDK-së sot është mbledhur me ftesë të kryetarit për të diskutuar zhvillimet e fundit në vend dhe rrethanat nëpër të cilat po kalon vendi. Është diskutuar edhe për nevojën e domosdoshme që të kalojë buxheti i Kosovës në mënyrë që të fillojnë aplikimi i masave dhe buxheti të realizohet për masat anti-covid. Gjithashtu, edhe për situatën e përgjithshme politike pas publikimit nga Gjykata Speciale të komunikatës e cila gjithsesi që ka shkaktuar një traumë në jetën institucionale të Kosovës”, tha ai, transmeron KP.

Ai tha se në këtë mbledhje kanë diskutuar edhe rastet e fundit të vdekjen në Klinikën Infektive.

“Janë komentuat edhe ato dhe besoj që sot gjatë ditës edhe Qeveria e Kosovës do të mblidhet, kryeministri veç ka bërë të ditur një njoftim publik për një mbledhje që ka me krerët institucional nga shëndetësia… Nuk e kisha komentu, sepse kjo po besoj i takon vet kryeministrit dhe sot do të deklarohet pas takimit që ka me ekspertët më të mirë të fushës së shëndetësisë. Ajo çka mund të them është vetëm mendimet e mia personale që masat duhet të merren sa më shpejt sa më urgjent, do të thotë gjendja po eskalon. Kjo ka të bëjë pikë së pari me lehtësimin e masave, do të thotë qeveria Kurti para dorëzimit të detyrës ka dorëzuar dhe ka liruar të gjitha masat, ka kaluar pak a shumë prej fazës së parë në fazën e tretë dhe kjo ka shkaktuar edhe këto çka po i shohim”, tha ai.

Përkundër rritjes së rasteve me COVID-191 dhe të vdekjeve, Abrashi tha se nuk e kanë diskutuar shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj.

“Nuk është diskutuar, kemi folur për ato që i përmenda, le të themi çështjet që ndërlidhen me stabilitetin institucional pas publikimit të komunikatës nga Gjykata Speciale dhe nevojën e domosdoshme që të kalojë buxheti në kohë rekorde, mundësisht nesër, gjatë kësaj jave”, tha ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori