LAJMI I FUNDIT:

LDK në Gjilan: LVV largoi nga puna psikologen me përvojë pune shumëvjeçare për hakmarrje politike

LDK në Gjilan: LVV largoi nga puna psikologen me përvojë pune shumëvjeçare për hakmarrje politike

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan ka reaguar lidhur me largimin nga puna të psikologes Shqipe Kastrati-Haziri.

Në një shkrim në llogarinë zyrtare në Facebook, LDK ka thënë se qeverisja komunale, në mënyrë tendencioze dhe arbitrare ka lënë pa punë një profesioniste të arsimit.


“Shqipe Kastrati-Haziri, një profesioniste e shkëlqyer në fushën e arsimit me mbi (15 ) pesëmbëdhjetë vite përvojë pune në institucionet tona arsimore, duke punuar si psikologe e shkollave pranë Drejtorisë së Arsimit, ish-drejtoreshë e Arsimit dhe së fundi drejtoreshë e Institucionit Parashkollor “Dardania” në Gjilan,  është larguar nga puna”, thuhet në reagim.

Sipas tyre më skandaloze është veprimi ku të njëjtës i mbyllet dera e zyrës ku ajo kishte punuar, duke ia ndërruar bravën e derës në mënyrë arbitrare, ngjashëm si para tri dekadave në kohën e regjimit serb.

“Pasi që të njëjtën nuk e lejuan të kthehet në DKA ku e kishte vendin e saj të punës, kishte kërkuar  nga Drejtoria e Arsimit që të sistemohet në shkolla si zgjidhje e fundit vetëm për të mos mbetur pa punë, por që sistemimi i saj nuk ka gjetur mbështetje nga udhëheqësit e qeverisjes aktuale komunale. Të gjithë qytetarët e dinë dhe po e shohin se Komuna e Gjilanit është stërmbushur me nëpunës me kontrata në vepër për të cilat kryetari Hyseni , gjatë fushatës zgjedhore  i kishte quajtur të jashtëligjshme dhe se me ardhjen e tij në pushtet do ti ndërpresë të gjitha”, thuhet më tej.

Dega e LDK-së në Gjilan, thekson se qeverisja aktuale në këtë komunë jo vetëm se nuk e mbajti premtimin, por e stërngarkoi administratën me këso lloje kontratas , e në disa drejtori e sektorë edhe ndoshta konsiderohen fiktive.

“Për znj. Shqipe Kastrati – Haziri, me mbi pesëmbëdhjetë vite përvojë pune pa ndërprerje, nuk paska asnjë vend të punës në Drejtorinë e Arsimit, se vazhdimi i punës se saj i themeluar me ligj qenka shkelje ligjore sikurse nuk paska vend pune as në shkolla”.

LDK konsideron se ky veprim shpërfaqë tendencën e hakmarrjes politike ndaj kuadrove të të kësaj partie.

“Ne besojmë në drejtësi dhe shpresojmë se organet kompetente do ta zgjidhin drejtësisht rastin. E drejta në anën e znj.Shqipe Kastrati – Haziri do të triumfojë”, thuhet në fund.

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori