Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se mban tubimin e madh elektoral hapës të fushatës më 28 maj, të enjten.

Siç thuhet në njoftimin e tyre, ky tubim mbahet nga ora 18:00 në sallën 1 tetori.


‘’TUBIMI I MADH ELEKTORAL!

Të enjten, më 28 maj, nga ora 18:00 ju presim në tubimin e madh elektoral të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në këtë tubim, do të bëhet edhe zyrtarisht hapja e fushatës si dhe prezantimi i kandidatëve për deputetë.

Shihemi të enjten, në sallën 1 tetori në Prishtinë, nga ora 18:00.

Bashkohu’’, thuhet në njoftimin e tyre.