Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), së shpejti do të mbajë tryezën e radhës dhe të fundit për të përmbyllur ciklin e diskutimeve në mes të subjekteve politike në vend.
Kështu bëri të ditur në një prononcim për Telegrafin, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti. Hoti tha se së shpejti do të organizojnë tryezën, mirëpo nuk përmendi datë.
“Ne së shpejti do të organizojmë tryezën e fundit për të përmbyllur këtë cikël të diskutimeve në mes të subjekteve politike”, ka thënë Hoti.
Ai po ashtu theksoi se nuk ka nevojë të vazhdohet tutje me tryeza të partive politike.
Hoti gjithashtu tregoi se tema në këtë tryezë të fundit për partitë politike do të jetë përmbyllja e diskutimit të hapur në tryezën e parë, nga LDK-ja.
“Nuk ka nevojë të vazhdohet me tutje. Tema do të jetë përmbyllja e diskutimit të hapur në tryezën e parë që ka qenë: Caktimi i zgjedhjeve të reja për të nxjerrë vendin nga kriza institucionale në të cilën gjendet dhe dakordimi për reformat dhe veprimet që duhet të ndodhin në ndërkohë deri në ditën e zgjedhjeve në mënyrë që të mos mbetemi prapa me procese euro integruese si dhe të përgatisim një proces të mirë zgjedhor”, tha ndër të tjera Hoti për Telegrafin.
Ndërkaq, tryezat e partive politike ishin thirrur fillimisht nga LDK-ja, pastaj PDK, Vetëvendosje dhe PSD.
Ndryshe, tryeza të tilla janë organizuar me qëllimin që të arrihen konsensusi nacional për tema të mëdha siç janë: dialogun me Serbinë, transformimi i FSK-së në ushtri të Kosovës si dhe Asociacionit të komunave serbe.
Por analistët dhe shoqëria civile këto tryeza i kanë vlerësuar pa efekt edhe blerje kohe e jo shumë produktive që do të jenë në dobi të qytetarëve të Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore