LAJMI I FUNDIT:

LDK kundër masave të përkohshme në produktet themelore: Ky ligj është në kundërshtim me Kushtetutën

LDK kundër masave të përkohshme në produktet themelore: Ky ligj është në kundërshtim me Kushtetutën

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka drejtuar kritika ndaj Qeverisë lidhur me Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore.

Ajo në seancën e sotme të Kuvendit, ka thënë se me këtë Projektligj po bëhen shkelje kushtetuese.

“Kërkoj falje që ky fjalim i imi mund te tingëllojë si ligjëratë por nuk kemi mundësi të shprehemi ndryshe kur në kuvend na sillni ligje të tilla. Ky ligj nuk është në pajtim me Kushtetutën. Me vendosjen e çmimeve tavan ju nuk mund ti ulni çmimet në bizneset e mëdha, do të arrini të ndërhyni në biznese të vogla në fshatra dhe qytete dhe askush përveç tregtarëve të mëdhenj nuk do të përfitojë”, ka thënë Bajrami.

Ajo ka shtuar se me vendosjen e çmimit tavan Qeveria po mohon konkurrencën.

“Nenin 5 të këtij ligji nuk mund ta gjeni as në diktaturat më të këqija”, është shprehur Bajrami. /Telegrafi/