LAJMI I FUNDIT:

LDK: Koalicioni PAN përgjegjës për gjendjen në shëndetësi

LDK: Koalicioni PAN përgjegjës për gjendjen në shëndetësi

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka thënë se koalicioni PAN në fushatën e zgjedhjeve të vitit 2017, ka nënshkruar memorandum me Federatën e Sindikatave të Shëndetësisë të Kosovës me premtimin për rritje të pagave.

LDK përmes një njoftimi për media thekson se qeveria e PAN-it në fillim të mandatit i rriti pagat kundërligjshëm vetëm për kryeministrin, për pesë zëvendëskryeministrat, për ministrat, për 80 zëvendësministrat, për mbi 200 këshilltarët e tyre dhe njerëzit e tjerë të afërt me ta.

“Pas këtij vendimi në fillim të vitit 2018, me të drejtë kirurgët në Shërbimin Spitalor hynë në grevë. Ministri Ismaili u premtoi grevistëve se më së largu në qershor 2018 do rriten pagat edhe për ta. Dhe nëse kjo nuk do të ndodhte, Ministri Ismaili ishte shprehur se ai vetë do t’i bashkohej grevës. Tani jemi në përmbyllje të vitit 2018. Pagat nuk janë rritur për punëtorët shëndetësorë, ndërkaq Ministri Ismaili nuk është pjesë e grevës, dhe as nuk ka dhënë dorëheqje”, thuhet në njoftim.


Siç thuhet tutje në njoftim, ligji për pagat u miratua në Kuvend në lexim të parë, por buxheti për 2019 nuk parasheh rritje.

“Prandaj, punëtorët shëndetësorë me të drejtë kërkojnë mbajtjen e premtimeve dhe realizimin e të drejtave të tyre. Ligji i ri i pagave, nëse miratohet në lexim të dytë siç është tani, do të rrisë më tutje pabarazitë në paga në sektorin publik. Parimi ‘pagë e njëjtë për punë të njëjtë’ nuk është respektuar në strukturën e pagave në sektorin publik. Si i tillë, ky ligj nuk duhet të kalojë në lexim të dytë, por të kthehet në diskutim me punëtorët shëndetësorë, arsimtarët, policët, shërbimin civil dhe kategoritë e tjera të të punësuarve në sektorin publik”, thuhet tutje në njoftimin për media.

Ndërkaq, LDK po ashtu shpreh keqardhje për gjendjen në shëndetësi, ku shumë pacientë nuk mund të marrin shërbimet e nevojshme në spitalet publike. “Për çdo përkeqësim të situatës përgjegjës mbetet koalicioni PAN”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Lajme
Kalo në kategori