LAJMI I FUNDIT:

LDK kërkon dorëheqjen e ministrit Latifi, thotë se Kosova po përballet me pandeminë e re të paaftësisë së MSH-së

LDK kërkon dorëheqjen e ministrit Latifi, thotë se Kosova po përballet me pandeminë e re të paaftësisë së MSH-së

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Ekrem Hyseni në një konferencë për media ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Ai ka thënë se Kosova po përballet me një pandemi të re, atë të paaftësisë së Ministrisë së Shëndetësisë, që t’u japë përgjigje problemeve të këtij sektori në vend.


Hyseni ka thënë se ministri Latifi duhet të dorëhiqet, shkaku i dështimeve të mëdha në shëndetësi.

“Mos të harrojmë që kohë më parë ministri i Shëndetësisë ka deklaruar se në rast dështimi, ai do të largohet, unë mendoj se është e frikshme nëse dështimet na vijnë nga mospuna dhe paaftësia. Ne mendojmë që gjithë këto dështime janë fakte të mjaftueshme që një ministër duhet të dorëhiqet”, ka thënë ai.

Një tjetër problem të këtij sektori, Hyseni e ka cilësuar edhe ikjen e profesionistëve shëndetësorë nga vendi, duke përmendur edhe numrin e tyre.

“Paaftësia qeverisëse po i lë qytetarët pa shërbime shëndetësore, profesionistët shëndetësorë po i trajton me lëmoshë ndërsa investimet kapitale në këtë fushë janë realizuar vetëm 5%. Janë mbi 120 profesionistë shëndetësorë që e kanë lënë vendin, ndër ta edhe 40 specializantë. Është kjo qeverisje që nuk ua vazhdoi kontratat mbi 1000 profesionistëve shëndetësorë, që i kishin shtyllë të shërbimeve shëndetësore gjatë pandemisë”, ka thënë ai.

Ai ka akuzuar Qeverinë edhe për mungesë të barnave esenciale, duke thënë se ka buxhet për furnizim me ilaçet që mungojnë.

“Mungesa e barnave nga lista esenciale është një problem i jashtëzakonshëm. Sipas KDI-së, MSH-ja ka ilaç të cilin e blen me 280 për qind më shtrenjtë sesa vlera e tregut të tij. Kemi buxhet për ilaçe, ka mungesë të ilaçeve. Kemi buxhet për investime kapitale, ato nuk janë realizuar, vetëm 5 për qind në gjashtë mujorin e parë, ju bëjmë thirrje që këtyre probleme t’u japin përgjigje”, është shprehur ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori