LAJMI I FUNDIT:

LDK-ja emëron anëtaren e saj u.d të sekretares në MTI (Foto)

LDK-ja emëron anëtaren e saj u.d të sekretares në MTI (Foto)

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vazhduar t’i rehatojë militantët partiakë nëpër pozita të rëndësishme shtetërore. E fundit është Sytrime Dervisholli, që është emëruar ushtruese e detyrës së Sekretares së Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Dervisholli ka qenë kryetare e Rinisë së LDK-së gjatë vitit 2007-2009, ndërsa partia është kujdesur që edhe këtë pozitë të rëndësishme ta ketë për vete.

LDK-ja, pavarësisht diskursit që kishte më herët se do të emrojë njerëz ta pavarur dhe profesionist, nuk po mund të ik nga njerëzit e partisë.


Telegrafi merr vesh se LDK-ja ka për qëllim që Dervishollin ta bëjë Sekretare të Përhershme.

E kontaktuar nga Telegrafi, Dervisholli ka konfirmuar se më 9 qershor është emëruar ushtruese e detyrës së sekretares në MTI.

Ajo ka thënë se do të qëndrojë në këtë pozitë derisa të merret një vendim tjetër. Dervisholli nuk e ka mohuar që mund të konkurrojë që të mbetet në këtë pozitë.

“Njëherë jam përkohësisht pastaj duhet të ndjek procedurat e rekrutimit dhe aty është konkurs i hapur. Pra mund të aplikojnë të gjithë ata që e shohin veten si kandidat potencial”, ka thënë Dervisholli.

Mirëpo në faqen zyrtare të MTI-së, si u.d i Sekretarit të Përgjithshëm ende figuron emri i Rexhep Bllacës. MTI-ja e ka larguar nga detyra ish sekretaren Eljana Naka, që ishte në kohën e Mimoza Kusarit.

Mirëpo, Nakës i ka dhënë të drejtë KPMShCK, duke e kthyer në vendin e njëjtë të punës që ishte, duke e hedhur poshtë vendimin e ministres së tanishme, Hykemete Bajrami.

Në vendimin e KPMShCK-së, thuhet se ankesa e Eljana Nakës, aprovohet. Ndërsa, shpallet akt absolutisht i pavlefshëm vendimi i Komisionit Disiplinor, në bazë të të cilit Nakës i ishte mohuar mundësia që të vazhdonte të mbante postin e Sekretares së Përgjithshme. /Telegrafi/

5090_1085964266317_6074436_n

392478_252673368171471_648858673_n

10400363_1096557851150_3958157_n

Capture

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

E Bukura e Dheut
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ekonomi
Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Auto Mita
Central Park sjell

Central Park sjell "Botën Tënde të Aventurave" edhe këtë vikend!

Central Park
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs
Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova Agency
Kalo në kategori