LAJMI I FUNDIT:

LDK dorëzon sot në Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publikë

LDK dorëzon sot në Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publikë

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka njoftuar se sot do të dorëzon në Gjykatën Kushtetuese, Ligjin për Zyrtarët Publikë.

Në njoftim thuhet se dorëzimin do ta bëjnë rreth orës 15:00.

“Ju njoftoj se Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dorëzon në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës: LIGJIN NR. 08/L-294 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 08/L- 197 PËR ZYRTARET PUBLIK , sot me datë: 07.11.2024 ora 15:00, vendi: Gjykata Kushtetuese, rr.”Perandori Justinian”, nr. 44 Prishtinë”, thuhet në njoftim.


LDK edhe më herët ka dorëzuar në Kushtetuese disa ligje të Qeverisë Kurti./Telegrafi/