LAJMI I FUNDIT:

LDK dhe PDK: Rinumërim, ose nuk i pranojmë rezultatet

LDK dhe PDK: Rinumërim, ose nuk i pranojmë rezultatet

Dy partitë më të fuqishme politike në Kosovë për nga vota popullore, PDK e LDK, nuk do t’i pranojnë rezultatet e zgjedhjeve lokale nëse nuk do të rinumërohen votat në Prishtinë, Prizren, Dragash e Rahovec. Kështu kanë deklaruar sot në  RTK, Lutfi Haziri nga LDK dhe Blerand Stavileci i PDK-së.

Sipas përfaqësuesve të këtyre dy subjekteve politike, në këto komuna ka dyshime të bazuara se ka pasur keqpërdorim të procesit nga partitë rivale, dhe ankesat janë deponuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.


“Duhet të ketë rinumërim të votave në Prishtinë ku është konfirmuar keqpërdorimi. Por rinumërim duhet të ketë edhe në Dragash, sepse dallimi është vetëm në 18 vota”, tha Lutfi Hazi, nwnkryetar i LDK-sw dhe kryetar i Komunës së Gjilanit.

Ai tha se LDK është në procesin e faktimit të parregullsive.

Kurse Blerand Stavileci nga PDK tha se partia e tij nuk do t’i pranojë rezultatet e zgjedhjeve nëse nuk hiqen të gjitha paqartësitë në proces.

“Këtu kërkojmë rinumërim të votave në Prizren, dhe pjesërisht në Rahovec. Janë bërë ankesat brenda afateve ligjore dhe konsiderohen se PZAP nuk duhet të lejojë në asnjë mënyrë të devijohet vullneti i qytetarëve i vendosur në kutitë e votimit”, tha Stavileci, transmeton RTKLive.

Ai po ashtu tha se një proces i mirë zgjedhor nuk duhet ta prishin disa parregullsi, si në Prizren, Prishtinë, e Rahovecin.

Stavileci, por edhe Haziri, thanë se askush nuk duhet të këtë ketë drojë nga rinumërimi, ndërsa një kundërshtim i tillë, sipas tyre, e rikonfirmon parregullsinë e qëllimshme.

“Në bazë vërejtjeve tona, presim që të ketë përmbysje të rezultatit sepse askush nuk po ankohet në drejtim të subjektit tonë (PDK) dhe kjo na bënë të besojmë se rezultati mund të përmbyset. Por, pavarësisht epilogut, rinumërimi duhet të ndodhë”, tha Stavileci, sipas të cilit, nëse nuk ka rinumërim apo rivotim, nuk do të ketë legjitimitet.

“Nuk duhet askush të frikësohet nga rinumërimi. Madje nuk besoj se është e mirë për një kryetar komune ta marrë qeverisjen katër vjeçare  pa legjitimitet. Rinumërimi është i domosdoshëm, madje unë kërkoj që të ketë edhe rivotim, edhe pse kjo vështirë të ndodhë”, tha Haziri i LDK-së, i cili është optimist se në Prishtinë Arban Abrashi do të dal fitues.

“Rezultati është i përmbysur dhe është shumë afër përmbysjes”, deklaroi Haziri.

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori