LAJMI I FUNDIT:

LDK dhe PDK kërkesën e AAK-së për rinumërimin e votave e quajnë morale dhe legjitime

LDK dhe PDK kërkesën e AAK-së për rinumërimin e votave e quajnë morale dhe legjitime
Foto: Ilustrim

Kërkesën e anëtarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ibrahim Selamanajt, për rinumërim total të votave anëtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës e kanë quajtuar legjitime dhe morale.

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror Zgjedhor, Sami Hamiti tha se kjo kërkesë vjen pas situatës që ka ndodhur ditëve të fundit.


Sipas tij, nuk është duke u kërkuar rinumërim për rezultatin e subjekteve politike.

AAK kërkon rinumërim total të votave
Lexo po ashtu AAK kërkon rinumërim total të votave

“Kërkesa e Ibrahimit sa shoh unë për rinumërim, vjen pas situatës që ka ndodh ditëve të fundit. Askush nuk ka kërku rinumërim për rezultatin e subjekteve politike”, tha ai duke e quajtur kërkesën e Selamanajt ‘morale’, “Kjo është një kërkesë morale nga ana e përfaqësuesit të AAK në kuptimin e asaj që të zbulohet çdo gjë rreth kandidatëve”.

Edhe Arianit Elshani nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka thënë se kjo kërkesë është legjitime.

“U tha që kërkesa e Selmanajt është politike dhe mund të jetë, mirëpo është legjitime. Ka disa fakte video incizime, rinumërimi ka konstatuar që ka pasur manipulime”, ka thënë Elshani.

Ai po ashtu tha se shpreson që ky proces të përmbyllet për të parë nëse ka mospërputhje të tjera të rezultateve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori