LAJMI I FUNDIT:

LDK akuzon Qeverinë Kurti për punësime familjare, kërkon të ndalet kjo praktikë

LDK akuzon Qeverinë Kurti për punësime familjare, kërkon të ndalet kjo praktikë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për punësime familjare në institucione, ndërmarrje publike dhe agjenci të pavarura.

Deputeti i kësaj partie, Shkëmb Manaj në një konferencë për media tha se që nga ardhja në pushtet LVV ka nisur punësimet familjare.


“Nga partia në pushtet u premtua se fisi dhe miqtë janë vetëm për dasma, por si duket një rrëfim i tillë mbetet i aplikuar në histori të fushatës. Kjo çështje nuk është duke u zbatuar, duke marrë parasysh se LVV prej që ka ardhur në pushtet vetëm ka filluar t’j u ofrojë strehë, familjarëve, aktivistëve dhe përkrahësve të saj në pozitat më të rëndësishme shtetërore”, tha Manaj.

Manaj u shpreh se LDK kërkon që një trend si ky të ndërpritet sa më shpejt të jetë e mundur, në të kundërtën një qasje e tillë përbën shkelje flagrante të të drejtave të njeriut

“LDK vlerëson se këto emërime po bëhen me qëllim të kapjes së institucioneve, ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura. Ka shumë raste që tash janë bërë publike me emra dhe mbiemra”, u shpreh Manaj.

Manaj më tej theksoi se rasti i fundit ishte ai i intervistimit i komisionerit për informim dhe privatësi nga deputetët e LVV-së, edhe përkundër faktit se i njëjti nuk kishte arritur pikët për të kaluar.

“Së fundmi është edhe emërimi i aktivistit të LVV në pozita udhëheqëse në zyrën e financave në Telekom.

“LDK vlerëson se ministrat dhe deputetët e partisë në pushtet kanë nisur një fushatë kundër personave të emëruar në institucionet e pavarura, kjo qasje rrezikon dukshëm pavarësinë e këtyre institucioneve”, tha Manaj.

Deputeti i LDK-së, më tej i bëri thirrje kryeministri Albin Kurti që të ndalë këtë fushatë.

“I bëjmë thirrje kryeministrit dhe partisë në pushtet që të ndalë këtë fushatë, sepse qytetarët nuk i kanë votuar për të degraduar institucionet e pavarura”, tha Manaj.

Manaj më tej akuzoi ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu për frikësim të prokuroreve dhe gjyqtarëve, e po ashtu edhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla për ndërhyrjet në punën
operacionale të policisë.

Në anën tjetër zëdhënësja e kësaj partie, Sibel Halimi foli për dialogun me Serbinë, ku tha se kanë kërkuar që të prezantohet platformë nga kryeministri Albin Kurti për këtë çështje.

“Kryeministri ka potencuar se do dialogojë me serbët në Kosovë. Qeveria Kurti ka filluar ti ndryshoj qëndrimet. Ne ende se dimë se cilat janë temat që do të diskutohen në dialog. Shpresojmë që gjatë seancës do t’i prezantojë pikat kryesore të dialogut Kosovë- Serbi. Tutje ajo tha se tani më është bërë praktike e qeverisjes Kurti ai bënë ikje në të kaluarën. Të gjitha marrëveshjet që e kanë marrë orientimin e vet rikthimi në ato marrëveshje është për t’i ikur përgjegjësisë. Qeveria Kurti duhet që marrëveshjet e kaluara t’i vlerësojë se në cilin nivel kanë arritur”, tha Halimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori