Behrami ishte profesor 30 vite me radhë dhe ishte zgjedhur profesori më i dalluar i asaj ane, ku vetëm për shkak të bindjeve politike largohet nga puna, thuhet në reagimin e kësaj partie.

Largimi i Behramit, sipas LDD-së, u bë më mbështetjen e plotë të kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, i cili thotë se ka mbështetjen nga institucionet qendrore të Kosovës.

“Lidhja Demokratike e Dardanisë kërkon nga Qeveria e Kosovës që të tregohet e matur se në çfarë veprimesh mbështetet, si dhe të kërkojë përgjegjësi nga organet komunale të Skenderajt, të cilët po sillen me këtë komunë si të ishte pronë personale e tyre”, thuhet në reagimin e kësaj partie.

LDD po ashtu ka kërkuar që profesor Behrami të kthehet sa më parë në vendin e tij të punës. /Telegrafi/