LAJMI I FUNDIT:

LD: Mundësi fer për rastin ‘Spiun’

LD: Mundësi fer për rastin ‘Spiun’

Lidhja Demokratike plotësisht e respekton pavarësinë dhe autonominë e Prokurorisë në përgjithësi, si dhe PSP, por ajo mban të drejtën për të komentuar vendimet, transmeton Telegrafi Maqedoni.

PSP e ka marrë rastin “Spiun” dhe sigurisht se për atë ka bazë ligjore, por edhe dëshmi të forta dhe dyshime se Prokuroria publike apo gjykata ka bërë shkelje të ligjeve ose edhe më keq, ka punuar nën presion dhe diktat të qeverisë.


Nëse është kështu duhet të ketë një ri-gjykim, secili i dyshuar në procedurë transparente të jetë në gjendje të paraqesë të gjitha faktet dhe provat, për të ri-vlerësuar provat si një pretendim të tërë.

Në këtë mënyrë ka logjikë që PSP të përfaqësojë aktakuzën kundër 18 personave për spiunazhë, shantazh, etj, kurse të kërkohet një ulje e gjobave pa paraqitur dëshmi se dënimet janë vlerësuar me urdhër të partisë në pushtet apo kompetencave të shërbimet të sigurisë, kjo është absurde dhe nuk ka logjikë juridike dhe argument.

Prandaj LD beson se ndaj të gjithë kundër të cilëve ngritet procedurë duhet t’i jepet një shans përmes përsëritjes së gjykimit. /Telegrafi/