LAJMI I FUNDIT:

LD-Maqedoni: Nuk mbështesim qeveri teknike me kryeministër nga BDI

LD-Maqedoni: Nuk mbështesim qeveri teknike me kryeministër nga BDI

Lidhja Demokratik paralajmëron shkeljen e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe amendamentit 6 të Kushtetutës së Maqedonisë, me formimin e Qeverisë teknike e cila, siç thonë ata, edhe më tej pezullon dhe shkel dispozitat dhe parimet e përfaqësimit adekuat dhe të drejtë të të gjitha bashkësive etnike.

“Dominimi i BDI-së, e cila ka vetëm 13 deputetë nga gjithsej 120 deputetë, tregon dhe vërteton vendosmërinë e LSDM-së për të qenë në pushtet me çdo kusht, duke mos marrë parasysh interesat kombëtare dhe shtetërore, si dhe interesat e popullit maqedonas shumicë.


Duam të paralajmërojmë se kjo lloj politike nuk ka mbështetjen e shumicës së qytetarëve dhe manipulimet se është Fronti Evropian etj., nuk kalojnë”, theksojnë nga partia e Pavle Trajanovit.

Ky precedent, siç thonë nga LD, i imponuar nga Kovaçevski ka reflektime të forta për marrëdhëniet ndëretnike, si dhe për dualizimin dhe kriminalizimin e mëtejmë të shtetit, papërgjegjshmërinë dhe pandëshkueshmërinë e mafies politike që sundon me Maqedoninë.

“Përndryshe, Lidhja Demokratike është për një koncept qytetar dhe funksionon për më të aftët, pavarësisht përkatësisë etnike, fetare apo partiake. Kjo duhet të zbatohet për të gjitha bashkësitë etnike, duke përjashtuar Badenter dhe Balancer. Këto rregulla nuk mund të keqpërdoren vetëm në interes të BDI-së”, thonë nga atje.

Lidhja Demokratike, shtojnë nga atje, nuk e përkrah formimin e Qeverisë teknike, e aq më pak me kryeministër nga radhët e BDI-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Lajme
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Kalo në kategori