LAJMI I FUNDIT:

LB: Seanca e djeshme tregoi nivelin politik në Kosovë

LB: Seanca e djeshme tregoi nivelin politik në Kosovë

Lëvizja për Bashkim theksoi se seanca e djeshme e Kuvendit të Kosovës, e thirrur në lidhje me arrestimin e Ramush Haradinajt, jo vetëm që dështoi në qëllimin e vet, por edhe një herë nxori në pah një të vërtetë të hidhur për nivelin politik në vend.

LB thekson se qysh para fillimit të bisedimeve me Serbinë e ka theksuar nevojën e një qasjeje serioze për këtë çështje shumë të rëndësishme për Kosovën.


“Përmbajtësish, që nga fillimi e deri në fund, dominonin dy huqje të mëdha. E para, debati shumë pak ishte i orientuar në temën që ishte në rend të ditës, gjë që rezultoi natyrshëm edhe me dështimin e nxjerrjes së një rezolute për këtë çështje; ndërsa huqja e dytë kishte të bënte me kërkesën lidhur me bisedimet me Serbinë, përkatësisht motivin për ndërprerjen apo riformatimin e tyre. Aty kërkohej që të ndërpriten bisedimet deri sa të pastrohen listat e Serbisë nga emrat e luftëtarëve të UÇK-së”, thuhet në reagim.

“…Bisedimet duhet të riformatohen, jo për shkak të një liste, por për shkak se si të tilla nuk i kanë shtruar për zgjidhje çështjet e mbetura me Serbinë, moszgjidhja e të cilave prodhon çdo ditë probleme të tilla të fragmentuara”, thuhet më tej.

Lëvizja për Bashkim i ftoi të gjitha forcat politike që të ulen dhe të arrijnë një konsensus për çështjet kryesore kombëtare, duke përfshirë edhe çështjen e bisedimeve me Serbinë. /Telegrafi/