Xherdan Shaqiri është në qendër të vëmendjes së disa klubeve evropiane rreth të ardhmes së tij.

Mesfushori me tipare sulmuese po i shqyrton ofertat rreth transferimit në ndonjë klub nga Stoke City, i cili ka rënë në kategorinë e dytë të ligës angleze, Championship.


Liverpool është raportuar se ka shfaqur interesim për këmbëshpejtin, por së fundi edhe klubi italian i Lazios po kërkon shërbimet e lojtarit.

Xherdan Shaqiri2 1

Sipas “Calciomercato”, Lazio ka shprehur interesim për yllin shqiptar, që pritet të kushtojë 15 milionë euro.

Theksojmë se 26-vjeçari kërkon pagë vjetore prej tre milionë euro dhe kjo konsiderohet problem i madh për italianët.

Kujtojmë se sezonin e shkuar, Shaqiri shënoi tetë gola dhe asistoi shtatë herë në 36 paraqitje në Ligën Premier.

Ndryshe, Shaqa nuk është i panjohur për ligën elitare italiane pasi që në të kaluarën ka luajtur për Interin. /Telegrafi/

telegrafi sport app