LAJMI I FUNDIT:

Lazim Destani i zhgënjyer me rezultatet e Shkëndijës

Lazim Destani i zhgënjyer me rezultatet e Shkëndijës

Kryetari i Shkëndijës, Lazim Destani ka shprehur pakënaqësitë për formën e dobët që po kalon skuadra gjatë këtij fillim sezoni.

I pari i klubit shqiptar ka thënë se ai është i zhgënjyer me formën që po kalon skuadra qysh në ndeshjet në nivel evropian, si dhe ato në ligë.


“Me këtë paraqitje timen në këtë fillim kampionati, dua ta shpreh pakënaqësinë time lidhur me nivelin e paraqitjes dhe rezultatet e dobëta të Shkëndijës të cilat po shënojnë një rënie dëshpëruese që s’duhet lejuar të vazhdojë më tej”, ka thënë Destani.

“Gjatë kësaj vere, ne nuk po e shikojmë atë Shkëndijë që u mësuam ta shohim tash e sa vite. Skuadra në vend që të avancojë me sukseset e saja, në ndeshjet evropiane ndodhi e kundërta, Shkëndija nuk i solli rezultatet që në mënyrë të arsyeshme i prisnin tifozët e kuqezinjve. Pas eliminimit në kompeticionet evropiane, Shkëndija i është kthyer kampionatit të vendit ku tashmë janë zhvilluar tre xhirot e para”.

Më tej i pari i klubit të Shkëndijës ka thënë se ai ka ngritur një grup profesionistësh që ta analizojë gjendjen e skuadrës dhe rrugën se si erdhi deri te kjo formë e dobët.

“Humbjet e dy ndeshjeve të para dhe mungesa e rezultatit pozitiv në ndeshjen e xhiros së tretë janë tejet zhgënjyese, si për mua e rrethin tim ashtu dhe për tifozët e Shkëndijës e për ‘Ballistët’. Këto rezultate të dobëta paraqesin tregues aparent se këtu diçka nuk po funksionon siç duhet”.

“I shtyrë nga këto rrethana, dua ta njoftoj opinionin sportdashës se unë tashmë kam ngritur një grup profesional pune i cili menjëherë ka nisur me shqyrtimin e gjendjes në klub për të konstatuar të gjitha lëvizjet dhe ndryshimet që duhet bërë në të gjithë sektorët e klubit”.

Goodbye Europe: Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës pa asnjë klub shqiptar që në raundin e dytë të kualifikimeve
Lexo po ashtu Goodbye Europe: Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës pa asnjë klub shqiptar që në raundin e dytë të kualifikimeve

“Unë pres që brenda disa ditësh ky grup profesional ta përmbyll punën në mënyrë që KF Shkëndija t’i rikthehet formës më të mirë për t ‘vazhduar garën në kampionatin e vendit ashtu siç duan ta shohin dhe siç e meritojnë të gjithë tifozët dhe dashamirësit e klubit”, ka shtuar më tej Lazim Destani.

Shkëndija pas javës së tretë në ligën e Maqedonisë së Veriut ka arritur të marrë vetëm një pikë, derisa ka pësuar dy humbje dhe një barazim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jurgen Klopp rrugës për rolin shokues pasi që të largohet nga Liverpooli

Jurgen Klopp rrugës për rolin shokues pasi që të largohet nga Liverpooli

Bundesliga
Pep Guardiolas i mungon një ish-lojtar i Man Cityt dhe pendohet për shitjen e tij

Pep Guardiolas i mungon një ish-lojtar i Man Cityt dhe pendohet për shitjen e tij

Premier League
Daniel Sturridge bëhet viral me parashikimet e frikshme të sakta për ndeshjen Bayern Munich-Real Madrid

Daniel Sturridge bëhet viral me parashikimet e frikshme të sakta për ndeshjen Bayern Munich-Real Madrid

Liga e Kampionëve
Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Bundesliga
Steve McManaman tregon se cili lojtar i Bayernit ishte fajtor për barazimin ndaj Realit

Steve McManaman tregon se cili lojtar i Bayernit ishte fajtor për barazimin ndaj Realit

Liga e Kampionëve
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Kalo në kategori