Lazim Destani zgjidhet anëtar nderi i Këshillit të Ambasadorëve shqiptar për kontributin e tij në këto 30 vite

Filantropi dhe biznesmeni i njohur Lazim Destani është zgjedhur anëtar nderi i Bordit të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë. Ky nderim ndaj Z.Destani u bë në kuadër të kontributit të tij të dhënë gjatë 30 viteve në fusha të ndryshme.
“Me kontributin e tij që ka dhënë në zhvillimin ekonomik, kulturo-sportiv dhe në shumë sfera tjera sidomos me lobimin që ka bërë për çështjen shqiptare. Një njeri i palodhur, një njeri që ka sfiduar shumë probleme në jetë, për të qenë këtu ku është si dhe njeriu më i shquar i mërgatës shqiptare sot në botë”-tha Flamur Gashi, nga Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë.
Me këtë rast, zotëri Destani tha se ndjehet i nderuar që është përzgjedhur të jetë Anëtarë Nderi i Bordit të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë. Ai tha se ky çmim që i ndahet tij ka rëndësi të veçantë pasi vendimi është marrë më 28 nëntor të vitit të kaluar, në festën e Pavarësisë së Shtetit shqiptar, kurse i ndahet më 17 shkurt në vigjilje të shënimit të 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
“Të marrësh këtë çmim është një punë shumë e madhe dhe do të punojmë si t’i bashkojmë shqiptarët. Ne të gjithë e dijmë se bashkimi e bën fuqinë. Na presin shumë punë që bashkë të gjithë të arrijmë qëllimet tona që çdo shqiptar e ka në zemër dhe në shpirt”-tha mes tjerash Destani.
Në dekretin e kryetarit të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë zotëri Besnik Mustafaj, thuhet se Lazim Destani zgjidhet anëtar nderi në vlerësim të kontributit të tij, të shquar si filantrop, veprimtar për paqe dhe humanist. Për kontributet e shumta të çmuara, në ndihmë të çështjes shqiptare dhe në mbështetje të aktiviteve dhe qarqeve patriotike në mbarë botën.për reputacionin e tij si një individ i respektueshëm dhe biznesmen i suksesshëm dhe me mirënjohje për veprimtarinë e e tij humanitare, duke bërë një ndryshim të madh në jetën e njerëzve të thjeshtë.
Destani shpërndau në faqen e tij në Facebook foto nga takimi i realizuar në Prishtinë, nga ku mori dhe titullin Anëtar Nderi i KASH. Krahas fotove, Z.Lazim Destani shkruan:
“Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës, mbrëmë në Prishtinë relizuam takim ceremonial me drejtuesit dhe anëtarët e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë (KASH). Me këtë rast pata kënaqesinë ta pranoj dekretin e titullit Anëtar Nderi i KASH. Krahas drejtuesve dhe anëtarëve të KASH, ish-Ambasadorë nga Shqipëria e Kosova, në këtë ceremoni festive të pranishëm ishin shumë miq e personalitete nga trojet e nga diaspora jonë, në mesin e të cilëve dhe veprimtarë të shquar nga Amerika.
Me këtë rast, gjatë fjalës sime shpreha kënaqësinë dhe falënderimet e mia për nderimin që po më bëjnë drejtuesit dhe anëtarët e respektuar të këtij Këshilli duke shprehur gatishmerinë për angazhimin dhe kontributin tim në punën dhe aktivitetet e çmueshme të KASH”-u shpreh Destani. /tvkoha
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

VLEN: Ligji për “branitellat” nuk kalon pa përfshirjen e ish-pjesëtarëve të UÇK-së

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Edhe një premtim për trenin e shpejtë brenda Shkupit

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës