Lautaro Martinez merr përgjegjësinë për humbjen e Interit, i zhgënjyer që ende nuk ka gjetur golin

Lautaro Martinez mori 'përgjegjësinë' për humbjen e Interit në derbin ndaj Milanit dhe u ndje i frustruar që ende nuk ka arritur të gjejë golin në këtë sezon. Nerazzurrët kishin fituar gjashtë ndeshje radhazi të Derby della Madonnina dhe shpresonin për një fitore të shtatë, por u mundën 2-1 si skuadra 'vendase' nga golat e Christian Pulisic dhe Matteo Gabbia. Federico Dimarco ishte në gjendje të barazonte përkohësisht rezultatin pas një asistimi të Lautaro Martinez.

“Qasja jonë nuk ishte e drejtë që në fillim, më pas pak më e mirë në pjesën e dytë, por përsëri jo e mjaftueshme. Kemi shumë për të përmirësuar, duhet të ulim kokën dhe të punojmë shumë për të ngritur nivelin e të gjithëve”, deklaroi Lautaro Martinez për DAZN. 27-vjeçari ishte Capocannoniere sezonin e kaluar dhe golashënuesi më i mirë kur Argjentina fitoi Kupën e Amerikës gjatë verës, por ende nuk e ka arritur të gjejë rrjetën deri më tani këtë sezon në gjashtë ndeshjet ndërmjet Serie A dhe Ligës së Kampionëve.




















































