Interi ka mposhtur Napolin me rezultat minimal 1-0 në çastet e fundit të takimit falë zëvëndësuesit Lautaro Martinez i cili shënoi golin e fitores.

Sfida filloi me përkrahje të madhe për ekipin vendas përkundër rezultateve jo aq të mira së fundmi.


Ndeshja filloi me raste nga të dyja skuadrat, së pari Politano e më pas edhe Insigne që lansuan goditje të mira në drejtim të portës.

Ivan Perisic shënoi gol, por ai u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje.

Në pjesën e dytë u zhvillua lojë edhe më e madhe, por Interi kishte dominim në minutat e fundit pasi Napoli mbeti me një lojtar më pak.

GettyImages 1075133340 Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver

Një ndërhyrje e Kalidou Koulibalyt e nxiti atë që të reagonte në formë josportive, me çka e mori kartonin e dytë të verdhë për një minut dhe u largua nga loja i frustruar.

Interi shtyu përpara dhe pati raste, por Napoli kishte mundësinë më të mirë, kur një gjuajtje së pari të Insignes e ndali Handanovic, e më pas Zielinski në portën e zbrazët gjuajti, e ku Asamoah e largoi topin nga vija fatale.

GettyImages 1075161920 Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver

Deri në fund Interi shtyu përpara dhe pas një super aksioni arriti të përfitojë nga fati i pak minutave më parë.

Një lëvizje e mençur nga Vecino, bëri që Martinez të gjendet mirë para portës dhe të shënonte në minutën e dytë shtesë (90+2') për 1-0 vetëm nëntë minuta pasi u inkuadrua në lojë.

Interi me këtë fitore arrin në kuotën e 36 pikëve, është 14 pikë larg Juventusit dhe pesë pikë larg Napolit në vendin e dytë. /Telegrafi/

telegrafi sport app