LAJMI I FUNDIT:

Laurene Powell, jeta e vetme e gruas së Steve Jobs

Laurene Powell, jeta e vetme e gruas së Steve Jobs

Shtatë vjet pasi Steve Jobs u largua përgjithmonë, jeta e Laurene Powell nuk është më e njëjtë. Biondja që i rrëmbeu zemrën menjëherë Jobs në auditorët e Universitetit të Stanfordit, tashmë ka nisur një jetë tjetër, duke ia lënë të shkuarën kujtimeve.

Mediet tregojnë herë pas here imazhe të udhëtimeve që ajo po bën bashkë me të dashurin e ri, ish- kryebashkiakun e Uashingtonit, Adrian Fenty.


Ajo duket e bukur dhe e qetë, pas trishtimit të gjatë që i solli ndarja nga jeta e burrit me të cilin ndau një pjesë të rëndësishme të jetës. Por Laurene nuk ka dashur asnjëherë të ndajë kujtimet me të tjerë, duke i ruajtur për vete kohët kur kishte pranë burrin që revolucionarizoi shoqërinë. Powell ka lindur në vitin 1963.

Nëna e saj ishte mësuese ndërsa babai pilot marine. Babai i saj vdiq në një aksident me aeroplan kur ajo ishte tre vjeç dhe nëna e saj më vonë u martua përsëri. Ajo u diplomua në fushën e biznesit dhe të ekonomisë në Universitetin e Pensilvanisë.

Powell Jobs nisi të punojë në ‘Wall Street’ për ‘Merrill Lynch’ dhe ‘Goldman Sachs’, para se të fillonte “aventurën” e saj në Shkollën e Biznesit në Universitetin e Stenfordit në vitin 1989.

Pikërisht gjatë studimeve të saj në Stenford ajo u njoh me Steve Jobs-in. Ishin të dy të ulur pranë në një ligjëratë, dhe Jobs do të tërhiqej menjëherë nga vajza bionde, duke mos humbur rastin për ta ftuar për darkë. Në atë mbrëmje ndryshoi gjithçka.

Çifti do të martohej më mars të vitit 1991 në Hotelin ‘Ahwahnee’. Ata kanë sjellë në jetë tre fëmijë: Reed-in, Erin-in dhe Eve-n. Më e vogla, Eve, do të shkojë në kolegj në vjeshtë, duke e lënë të vetmuar nënën e saj.

Pas ndarjes nga jeta të Jobs, ajo trashëgoi 5.5 milionë aksione në ‘Apple’ dhe 7.3 për qind të aksioneve në Kompaninë ‘Walt Disney’, pasuri kjo që e kishte bërë atë miliardere. Me një pasuri të përgjithshme prej 13.1 miliardë eurosh, Powell Jobs është femra e katërt më e pasur në botë. Por pas ikjes që Jobs ajo nuk qëndroi pasive.

Vlera e aksioneve të saj në ‘Disney’ është trefishuar që prej vdekjes së bashkëshortit të saj dhe përbën pjesën më të madhe të pasurisë së Powell Jobs-it, meqë edhe është aksionarja më e madhe individuale në këtë kompani.

Përkundër faktit që ishte martuar me njërin prej njerëzve më me ndikim në Luginën e Silikonit, Powell Jobs asnjëherë nuk kishte qëndruar pasive, për t’u varur vetëm nga bashkëshorti i saj.