Laura Fazliu stoliset me medalje të argjendtë në Grand Prix të Austrisë

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka fituar medaljen e argjendtë në finalen e turneut Judo Grand Prix Linz që po mbahet në Linz.
Në kategorinë deri në 63 kilogramë, Fazliu tregoi formë të shkëlqyer gjatë gjithë garës, duke kaluar me sukses disa përballje të forta deri në fazën vendimtare të turneut.
Në përballjen e parë, Laura mposhti sllovenen Leila Mazouzi, ndërsa në çerekfinale, ajo triumfoi ndaj kroates Nina Cvjetko, duke siguruar kështu kalimin në gjysmëfinalen e këtij kompeticioni prestigjioz të xhudos.
Në gjysmëfinale, Laura ishte më e mirë se gjermania Sara-Joy Bauer, të cilën e mposhti me ippon, për të siguruar finalen e madhe.
Fatkeqësisht, në finale xhudista jonë u mposht nga brazilianja Rafaela Silva e cila arriti të triumfojë me ‘waza-ari’./Telegrafi/




















































