LAJMI I FUNDIT:

Latinovski: Policia të liroj hapësirën te qarkorja e Butelit

Latinovski: Policia të liroj hapësirën te qarkorja e Butelit

Prefekti i komunës së Butelit, Petre Latinovski, sot ka mbajtur një konferencë shtypi, nga ku i bën thirrje ministrit për punë të brendshme, Oliver Spasovski, të intervevoj dhe të liroj hapësirën te qarkorja e Butelit, ku janë vendosur aktivistët e BDI-së, të cilët protestojnë kundër ndërtimit të kryqit gjigant 55 metërsh, transmeton Telegrafi.

Sipas Latinovskit, policia ka kapacitete që të përballet me situata edhe më serioze, ndërkaq në pyetjen nëse pranifikon tërheqjen e vendimit për ndërtimin e kryqit, prefekti i Butelit u përgjigj mjaft shkurtë, duke thënë se vendimi është sjell nga Këshilli dhe se është legjitim./Telegrafi/