Latifi: E kam përkrahjen e Kurtit, jap dorëheqje nëse s’ua mbaj anën mjekëve
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, tha se ai e ka përkrahjen 100 për qind të kryeministrit Albin Kurti për punën që ai po e bën në këtë dikaster qeveritar.
Latifi tha se në momentin kur ai e gjykon se Shëndetësia nuk është prioritet i qeverisë do të kthehet në Amerikë.
“Jam shumë i sigurt se qeveria e sidomos kryeministri Kurti që shëndetësinë e ka top prioritet. Nuk mund të kemi siguri kombëtare nëse nuk kemi shëndetësi të avancuar”, është shprehur Latifi në Klan Kosova.
Ai, tutje tha se ka vënë bast me 40 anëtarët e Komisionit të Shëndetësisë, se nëse ata gjejnë një problem të ri të krijuar e që nuk është i viteve të kaluara ai do t’i qeras ata me drekë.
“Unë e kam thënë se në 40 anëtarë të Komisionit të Shëndetësisë, nëse ju e gjeni një problem të ri, që s’është i viteve të fundit, unë iu çoj në drekë. Por, ne i kemi këto probleme të grumbulluara me kohë. Unë do të bëjë gjithçka është e mundur intelektualisht e politikisht që t’i zbusim të gjitha këto probleme sepse s’është e mundur t’i zhdukim, s’ka asnjë vend në botë që t’i zhdukin të gjitha probleme në shëndetësi”, është shprehur Latifi.
Më tej, i pari i Shëndetësisë foli edhe për ikjen e mjekëve, ku tha se ngjashëm po ndodhë edhe në Austri e Gjermani, teksa shtoi se nëse ai nuk e mban anën e mantelbardhëve të Kosovës, do të jepte dorëheqje.
“Austria po i humbë mjekët. 30 për qind e mjekëve që diplomojnë në Austri nuk merren me të sëmurët e Austrisë. Gjermania gjithashtu, prandaj po ka hapësirë për të gjithë ne. Çdo shtet ka një fluks të madh të largimit të personelit shëndetësor”.
“Nëse unë s’e mbajë anën e mantelbardhëve, atëherë unë jap dorëheqje nga ministri i Shëndetësisë për shkak se s’ka asgjë më të rëndësishme për mua sesa mirëqenia e mjekëve”, është shprehur Latifi.
Latifi shtoi se rritja e pagave është në planin e qeverisë, teksa shtoi se lutet që ky proces të kryeht sa më shpejt.
“Por, s’është vetëm paga që do t’i mbajë mjekët e nxënësit tanë këtu, por duhet ta duam pak më shumë veten. Unë s’po them që s’ka patriotizëm tek mjekët, por duhet ta duam pak më shumë Kosovën sepse s’është çështja vetëm te paratë”, tha Latifi.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit