Beerfest Kosova pritet të jetë madhështor në edicionin e tetë, duke marrë parasysh skenografitë që do të jenë në parkingun prapa Pallatit të Rinisë së Sporteve në Prishtinë.

Pos anës vizuele, Modus Events në bashkëpunim me Lasko Group & Sola janë përkujdesur që të sjellin Daft Punk në kryeqytetin kosovar.


Dy DJ anonimë francezë të cilët janë dublantat zyrtarë për ‘tribute show’ nga Daft Punk. (R… pionier i muzikës elektronike) dhe (C… për pjesën live, i cili ka pasur nderin të përformojë me offical Daft Punk, do të ekzekutojë live hitet dhe albumet më të njohura të bendit.

3 68

Frymë dhe atmosferë festive, me muzikë, ushqim dhe pije do të mbizotërojë në pesë ditët e festivalit.

Por, fansave si kurrë më parë i është ofruar edhe një mundësi e mirë që të jenë më afër artistëve francezë.

Në fakt, të gjithë të interesuarve mund t'i takojnë dhe të fotografohen drejtpërdrejt me DJ-të në shtandin VIP të Laskos & Sola.

1 220

Theksojmë se pjesëmarrësit do të jenë dëshmitar të një skene gjigante e kompletuar me zërim të përmasave të festivaleve të mëdha, e mbushur me efekte speciale vizuale, të vet stilit unik të cilin e kanë Daft Punk.

Ndryshe, Beerfest do të mbahet nga 25 deri më 29 korrik në Prishtinë. /Telegrafi/

2 90

ddd