Në rrjetin social “TikTok”, përdoruesit popullarizojnë përdorimin e ujit të ngrohtë me kripë për të hequr aknet dhe për të reduktuar skuqjen

Kur mendoni për ujin e njelmët, me siguri fillimisht do të mendoni shtrirjen në plazh dhe dëfrimin në det. Por, falë rrjetit social “TikTok”, uji i njelmët është bërë popullor për qëllime të kujdesit dhe bukurisë.

Në këtë rrjet përdoruesit thonë se larja me ujë të njelmët është e mirë për eliminimin e akneve dhe zbutjen e skuqjeve të lëkurës, transmeton Telegrafi.

Si e përdorin përdoruesit e “TikTok”-ut ujin e njelmët për qëllime bukurie?

Në shumicën e rasteve, ato bashkojnë ujin e zakonshëm të ngrohtë nga rubineti, të cilin e derdhin në një shishe me spërkatës dhe shtojnë kripën e zakonshme të tryezës ose kripën e detit. Masën e aplikojnë në fytyrë, e lënë të thahet dhe më pas e lajnë fytyrën me ujë të thjeshtë.

Reklama
Reklama

Dermatologët, natyrisht, kanë dhënë fjalën e tyre për këtë trend. Nga njëra anë, ata paralajmërojnë se kripa mund të thajë lëkurën dhe të kërcënojë barrierën e saj, dhe nga ana tjetër, ata nuk e kundërshtojnë se uji i kripur mund të jetë i dobishëm për eliminimin e yndyrës së tepërt ose zbutjen e ndryshimeve të shkaktuara nga psoriaza.

Dr. Marisa Garshick, dermatologe nga Nju-Jorku, thotë për “Byrdie” që larja me ujë të njelmët mund të ndihmojë në reduktimin e tepricës së yndyrës dhe kjo do të ishte e dobishme për personat të cilët kanë lëkurë të yndyrshme.

– Uji i njelmët mund të ndikojë si një piling mekanik dhe të kontribuojë që lëkura të jetë më e shndritshme dhe më e lëmuar – thotë dr. Garshick. Mirëpo, ajo paralajmëron që përdormi i ujit të njelmët mund të shkaktojë acarime te njerëzit që kanë lëkurë më të ndjeshme ose të thatë.

Reklama
Reklama

Dermatologë të tjerë thotë se nuk do ta provonin kurrë efektin e kombinimit të ujit të ngrohtë të çezmës dhe kripës. /Telegrafi/