LAJMI I FUNDIT:

Larja e jastëkëve: Sa shpesh lahen dhe si hiqen njollat e djersës

Larja e jastëkëve: Sa shpesh lahen dhe si hiqen njollat e djersës

Udhëzime të thjeshta për jastëkët gjithmonë të pastër!

Sigurisht, është e rëndësishme që shpesh jastëkët dhe çarçafët t’i ndërroni, por jastëku duhet të lahet të paktën tri herë në vit.


Në këtë mënyrë, do të mundeni ta përdorni më gjatë, transmeton Telegrafi.

Shumica e llojeve të jastëkëve mund të lahen në makinë, siç mund ta lexoni në udhëzimet që zakonisht qepen në mbulesë.

Studioni udhëzimin me kohë, sepse shenjat e udhëzimit mund të zbehen me kalimin e kohës.

Në varësi të madhësisë, zakonisht është mirë të fusni dy jastëkë në makinë – kur të mbushen me ujë, do të jenë të rëndë, prandaj është e rëndësishme të mbahet ekuilibri në kazan.

Aktivizoni një program të shkurtër larjeje dhe shpëlajini disa herë.

Sigurohuni që përdorni detergjent të lëngshëm dhe mos e teproni me sasinë e pluhurit.

Nëse keni një tharëse rrobash, aktivizojeni në temperaturën më të ulët dhe futni toptha për tharje.

Nëse nuk e keni, thajeni jastëkun në diell dhe rrotullojeni rregullisht, duke e rrafshuar me dorë në mënyrë që mbushja të shpërndahet në mënyrë të barabartë.

Për të hequr njollat e djersës, përdorni një përzierje të boraksit dhe detergjentit të përqendruar të larjes së enëve. Lëreni të qëndrojë për të paktën një orë, dhe nëse ato nuk zhduken pas shpëlarjes, përsëritni procedurën. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Lifestyle
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Këshilla Lifestyle
Si ta zgjidhni emrin e maces suaj që ajo t’i përgjigjet thirrjes?

Si ta zgjidhni emrin e maces suaj që ajo t’i përgjigjet thirrjes?

Kërshëri
Warren Buffett tregon gabimin që të gjithë bëjmë me paratë dhe kursimet tona

Warren Buffett tregon gabimin që të gjithë bëjmë me paratë dhe kursimet tona

Stil
Kalo në kategori