LAJMI I FUNDIT:

Largohet me shpejtësi, pasi të ketë goditur çiklistin me veturë (Video)

Largohet me shpejtësi, pasi të ketë goditur çiklistin me veturë (Video)

Ian Bates ka mbetur me disa lëndime dhe gërvishtje, pasi Natasha Howes e goditi derisa po voziste në një rrugë në Hampshire të Anglisë.

Megjithëse u largua me shpejtësi, 40-vjeçarja është identifikuar dhe u dërgua para drejtësisë, transmeton Telegrafi.

Për shkak të sjelljeve të papërgjegjshme, asaj iu ndalua ngasja e veturës për gjashtë muaj, ndërsa detyrohet të paguajë rreth 400 euro gjobë.

Pamjet e momentit dramatik që mund t’i shihni më poshtë, janë kapur nga kamera që çiklisti e kishte në helmetë. /Telegrafi/