Largohet për një minutë për t’u përgjigjur në telefon, fëmija ndynë çka mundet me ngjyrë të zezë (Video)

21:"© Caters News Agency
Ellen Porritt nga Suffolku i Anglisë, e ka lënë të birin Zeb vetëm në dhomë, për t’ju përgjigjur një telefonate, por kur është kthyer brenda minute, gjërat kishin ndryshuar.
Nëna 37-vjeçare ka treguar se si fëmija dyvjeçar e kishte lyer me ngjyrë një pjesë të mirë të dhomës që sapo është rinovuar, korridorin, shkallët dhe qenin e familjes, transmeton Telegrafi.
“Ishte i tëri i mbuluar me ngjyrë”, ka shkruar Porritt për këtë ndodhi.
Me këtë rast, ajo kërkon që fëmijët të mos lihen për asnjë moment vetëm, sepse gjërat mund të marrin drejtime shumë negative, që mund t’ju shkaktonin edhe lëndime. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
07/11/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals















































