Ermal Kutllovci është larguar nga pozita e zyrtarit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, pas një vendimi të marrë nga komisioni disiplinor i kësaj ministrie.
Në vendimin e Komisionit Disiplinor të MINT-it, konstaton se shkarkimi i Kutllovcit ndërlidhet me “shkelje disiplinore dhe sjellje jo të mirë, gjuhë nënçmuese dhe aspak profesionale, gjatë një takimi të mbajtur me zyrtarë të MINT-it”.
Kutllovci ka reaguar në Facebook, duke e cilësuar këtë vendim si politik dhe skandaloz.
Ai ka thënë se komisioni disiplinor me vendimin për shkarkimin e tij, ka vepruar në bazë të urdhrit politik të ministres Rozeta Hajdari.
“Të nderuar përfaqësues të mediave, Të dashur miq, shokë e familjarë, sot urdhrin politik të Ministres Rozeta Hajdari, e përfilli absolutisht komisioni disiplinor i cili nxjerri vendim skandaloz për largim nga marrëdhënia e punës, natyrisht vendim arbitrar të diktuar e imponuar nga një presion i paparë politik. Ju që më njihni personalisht e familjarisht besoj e dini, unë kurrë nuk jam zmbrapsur e as nuk zmbrapsem në rrugëtimin e drejtë e të ligjshëm. Pra unë jam i njëjti i pandryshueshëm dhe i pa kompromisë në respektim të ligjshmërisë”, ka shkruar Kutllovci, në reagimin e tij.
Ai u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë e Komisionit Hetimor Parlamentar, që ta zbardhin të vërtetën deri në fund.
Reagimi i plotë pa ndërhyrje:
Të nderuar përfaqësues të mediave,
Të dashur, miq, shokë e familjarë,
Sot me datën, 29 Janar 2024, pranova Vendimin me Nr. Protokolli 454/02, përmes se cilit u njoftova se masa e ndëshkimit disiplinor ndaj meje u bë për shkak të ngritjes së zërit kritik brenda Institucionit, krejtësisht në mbrojtje të ligjshmërisë me epilog “LARGIM NGA MARRËDHËNIA E PUNËS”. Çdo reagim e kundërshtim i imi brenda institucionit ishte i bazuar në Ligjin për Zyrtarët Publikë dhe Ligjin për Sinjalizimin.
Janë bërë katërmbëdhjetë (14) vite që jam pjesë e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), tani Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT). Për këto vite jam mundur me përkushtim e profesionalizëm t’i shërbej me nder e shumë përgjegjësi këtij Institucioni, pra kam qëndruar vertikalisht nga dita e parë e deri me sot. Unë gjithmonë kam qenë vigjilent e largpamës në procese të ndjeshme e zhvillime të rëndësishme për institucionin, saqë aty ku e kam vlerësuar se ka tendenca për veprime në kundërshtim me ligjin, pa asnjë hezitim e me shumë vullnet e guxim u kam thënë JO.
Për informimin e drejtë e të sinqertë për gjithsecilin, unë jam zyrtari i cili i ka thënë JO një procesi të kundërligjshëm e me shumë të panjohura, siç ishte procesi i furnizimit me produkte për Rezervën Shtetërore në Vitin 2022. Po unë jam ai i cili në vazhdimësi e kam kundërshtuar këtë proces me shkrim e jo verbalisht, duke e paralajmëruar në vazhdimësi Ministren Rozeta Hajdari, se veprimet dhe heshtja juaj karshi këtij procesi bien ndesh me ligjin bazë për Rezervat Shtetërore të Mallrave. Pra edhe përkundër kundërshtimeve të drejta (ligjore) e parimore, paralajmërimeve të njëpasnjëshme, kurrë në asnjë moment s’kam pranuar ndonjë shkresë zyrtare me të cilën së paku do tentohej të demantohet shqetësimi i shprehur qysh në fillim të këtij procesi.
Pas heshtjes totale për këtë situatë të ndjeshme, ndodhi ajo çfarë secili prej jush e keni parë përmes mediave, aksionin e Prokurorisë Speciale e Policisë së Kosovës e ku ne zyrtarët e institucionit e përjetuam emocionalisht! Çuditërisht edhe kjo situatë kaloj në heshtje sikurse nuk ndodhi asgjë?! Mirëpo, mllefi i heshtur dhe i akumuluar i Ministres Rozeta Hajdari, karshi meje fatkeqësisht për të e fatmirësisht për interesin publik e shtetëror shpërthej me datën, 11 dhjetor 2023, Ora 15:35, ku ajo së bashku me zv.Ministrat z. Mentor Arifaj dhe z. Resul Makreshi, zv.Sekretarin e Përgjithshëm z. Daut Latifaj dhe Shefin e Kabinetit z. Kushtrim Dakaj, e vizituan Departamentin e Rezervave Shtetërore të Mallrave (DRSHM).
U trondita me sjelljen dhe tendencën e Ministres Hajdari për të ndaluar e cenuar fjalën dhe mendimin e lirë e sidomos për çështjen e procedurës së furnizimit të Rezervës Shtetërore. Diskutimi im e shqetësoj dhe e nervozoj tejmase, saqë e humbi tërësisht kontrollin dhe e kërkoj hakmarrjen para të gjithëve.
Ministrja, Rozeta Hajdari, çuditërisht më kërcënoj hapur para të gjithëve me fjalën (mbylle gojën), saqë iu drejtua me urdhër z. Daut Latifaj, zv.Sekretarit të Përgjithshëm dhe kërkoj inicimin e procedurës disiplinore. Ky zbatuesi i urdhrave përpos deficitit të lartë në aspektin profesional është caktuar zv.Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) në kundërshtim të plotë me Ligjin Nr.06/L-113, Për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe Agjencive të Pavarura, konkretisht Nenin 18, Paragrafi 5. I njëjti me paramendim vepron në kundërshtim me Ligjin Nr. 08/L-197 Për Zyrtarët Publikë, konkretisht me Nenin 59, Paragrafi 2, 3 dhe nënparagrafin 3.1. Për veprimet e tij të kundërligjshme e tendencioze, natyrisht se do të përballet me proceset e mëtejme ligjore.
Të nderuar përfaqësues të mediave,
Të dashur miq, shokë e familjarë,
Sot urdhrin politik të Ministres Rozeta Hajdari, e përfilli absolutisht komisioni disiplinor i cili nxjerri vendim skandaloz për largim nga marrëdhënia e punës, natyrisht vendim arbitrar të diktuar e imponuar nga një presion i paparë politik. Ju që më njihni personalisht e familjarisht besoj e dini, unë kurrë nuk jam zmbrapsur e as nuk zmbrapsem në rrugëtimin e drejtë e të ligjshëm. Pra unë jam i njëjti i pandryshueshëm dhe i pa kompromisë në respektim të ligjshmërisë. Për gjithë ecurinë se çfarë ka ndodhur në realitet, mbase për konsistencën e qëndrueshme për të mirën e përgjithshme shumë shpejtë do e keni të pasqyruar në detaje.
I bëjë thirrje organëve të drejtësisë e Komisionit Hetimor Parlamentar ta zbardhin të vërtetën deri në fund.
Jam rritur e frymëzuar në një prej familjeve më intelektuale e atdhetare që ka vendi ynë. Jam krenar me veprat e paraardhësve të mi e njëjtë do të jenë krenar me veprat tona edhe pasardhësit tanë. Po e përmbylli këtë reagim me një thënie motivuese të letrarit e publicistit, Johan Volfgang Gëte, (Citoj): “Ju jeni të lirë, nëse ndërgjegja juaj është e pastër”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Dita Ndërkombëtare e Gruas: American School of Kosova promovon ndërgjegjësimin për kujdesin shëndetësor dhe emocional të gruas

Trandevue ngre lart emrin e Kosovës: Fiton çmimin e madh Evropian

Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa