Deponitë ilegale në Kosovë janë njëri nga ndotësit e mjedisit në vendin tonë. E, deponi të tilla egzistojnë edhe në vende të cilat janë në qendër të kryeqytetit të Kosovës.
Madje disa të tilla janë edhe afër disa institucioneve të vendit gjë e cila paraqet pamje jo të mirë për këto institucione.
Një deponi e cila gjendej në lagjen ‘Arbëria’ të kryeqytetit aty afër stadiumit po e prishte pamjen aty. Kjo pasi që tani tifozë të shumë dhe jo vetëm nga Kosova por edhe vende të tjera po e vizitojnë Kosovën në ndeshjet që po zhvillohen.
Luan Hasanaj nga ‘Let’s do it Kosova’ ka thënë për Telegrafin se deponi më të vogla grumbuj të mbeturinave sipas një vlerësimi që ka bërë kjo organizatë në tërë Kosovën janë deri në 1 mijë numri.
“Pra vazhdon një numër i madh i deponive ilegale në tërë Kosovën. Njëra prej deponive është këtu në kryeqytet, afër stadiumit të qytetit. Nuk e kemi larg ndërtesën e qeverisë, pra jemi në lagjen ‘Arbëria’ të Prishtinës, ku njihet për njerëz që janë të një shtrese më të lartë. Janë ambasadat e huaja këtu, dhe ne e shohim një prej deponive më të madhe në kryeqytet. Është për të ardhur keq që komuna nuk është përkujdesur që këto hapësira të cilat vizitohen të jenë si duhet”, ka thënë ai.
Hasanaj ka thënë se deponia afër stadiumit është pasqyre e keqe për vendin.
“Ne e kemi ekipin më të mirë të futbollit duke bërë supërndeshje dhe duke ardhur mijëra tifoz këtu edhe të jashtëm, dhe çfarë shohin ata kur vijnë. Pasqyra e parë duke dalë prej stadiumit është kjo deponi. Me të vërtetë është për të ardhur keq”, ka thënë ai.
Vetëm pas dy jave do të thotë më 21 shtator Organizata ‘Let’s do it Kosova’, e ka pastruar këtë deponi.
Ishte Hasanaj ai i cili kërkoi nga institucionet përgjegjëse që t’i rrinë gati kësaj hapësire.
“I kërkoj institucioneve përgjegjëse të kujdesen dhe ta ruajnë këtë hapësirë të mos bëhet prapë kështu. Sepse nëse inspektorët dhe policia nuk i ndalë ata që e kanë krijuar këtë situatë, kemi me u kthy prapë pas një kohe në të njëjtën gjendje”, ka përfunduar Hasanaj.
E për një gjë kishte të drejt ai, pasi që vetëm një muaj pas ai vend prapë ishte shndërruar në gjendjen e mëparshme, në një dponi mbeturinash, madje edhe më keq.
Telegrafi ka marr disa pamje pas një muaji që ishin larguar mbeturinat për të treguar gjendjen e sotshme në të njëjtin vend./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës në ndarjen e mandateve

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?