LAJMI I FUNDIT:

Largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës, Vuçiq zhvillon një bisedë telefonike me ambasadorin amerikan në Beograd

Largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës, Vuçiq zhvillon një bisedë telefonike me ambasadorin amerikan në Beograd

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se ka pasur një bisedë telefonike me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill.

“Në një bisedë të gjatë dhe kuptimplote telefonike me ambasadoren Hill, ritheksova se Serbia mbetet e përkushtuar për ruajtjen e paqes, respektimin e së drejtës publike ndërkombëtare dhe zbatimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara”, ka thënë Vuçiq, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi.

Por siç ka thënë më tej ai, “gjithashtu theksova tmerrin e serbëve me sjelljen e Kosovës dhe lëvizjet e njëanshme të Prishtinës, të cilat e vënë në pikëpyetje sigurinë dhe stabilitetin e tyre në të gjithë rajonin”.


Ndërkohë, ambasadori Hill, shtohet se ka kërkuar nga presidenti Vuçiq që Serbia të sillet me përgjegjësi serioze dhe të mos marrë pjesë në asnjë mënyrë në rrezikimin e paqes dhe stabilitetit rajonal.

Kujtojmë se Vuçiq ka pasur takime të tjera sot, ku temë qendrore kanë qenë zhvillimet e fundit në Kosovë.

Presidenti serb ka marrë pjesë në seancën e posaçme të Qeverisë së Serbisë, pas së cilës u takua me ambasadorin kinez dhe rus.

Ndryshe, Lista serbe ka bërë sot të ditur se kanë vendosur që të largohen nga të gjitha institucionet politike në Kosovë.

Kjo është bërë e ditur pas takimit të përfaqësuesve politikë të serbëve të veriut të Kosovës në Zveçan.

Siç është thënë, përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të serbëve të Kosovës vendosën të largohen nga të gjitha institucionet e Kosovës, “deri në momentin që Prishtina të tërheqë vendimet për riregjistrim të automjeteve dhe të formojë Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe”.

“Ne kemi vendosur të largohemi nga të gjitha institucionet politike, Kuvendi, Qeveria, dhe nga katër komunat në veri të Kosovës, por edhe që të largohen serbët nga gjyqësori, policia si dhe stafi administrativ në katër komunat në veri”, ka thënë kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq pas takimit.

Veç kësaj, ai ka thënë se ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit për Komunitete dhe Kthim.

Ndërsa Igor Simiq ka bërë të ditur se po dorëzon dorëheqje të parevokueshme si deputet i Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori