Largimi i futbollistëve po e varfëron futbollin tonë

Kështu mendoj disa nga ekspertët e futbollit tonë. Dje zyrtarisht është mbyllur stinori vjeshtor në futbollin tonë. Llamkos Kosova ka festuar titullin vjeshtor, derisa është pritur më shumë nga skuadra e “mëdha” si Prishtina dhe Trepça ’89, e Besa.
Sejdiu: Largimi i lojtarëve dhe infrastruktura e dobët ndikojnë në ngecjen e cilësisë
Ish trajneri i Trepçës ’89, Gani Sejdiu mendon se shkuarja e disa lojtarëve tonë në klubet e huaja, ka bërë që kualitetit i futbollit tonë të mbetet në nivelin e njëjtë më kampionatin e kaluar, madje sipas tij, ky sezon për nga cilësia është më i dobët se edicioni i kaluar.
Sejdiu thotë se edhe infrastruktura sportive është një nga shkaqet që niveli i futbollit tonë akoma mbetet i njëjtë më kampionatet e kaluar.
“Mendoj se cilësia e futbollit nuk ka ngritje. Sigurisht se largimi i disa lojtarëve të cilët tani kanë gjetur arazhman në klubet e huaja ka ndikuar në mos ngritjen e kualitetit të futbollit tonë. Në ngritjen e cilësisë së futbolli ndikon edhe infrastruktura sportive. Nuk mund të ketë ngitje të kualiteti më një infrastrukture të tillë”, ka thënë Sejdiu për KosovaPress.
“Ajo që dallon këtë sezon me kampionatin e kaluar është ndryshimi i ekipeve në renditjen tabelore, pasi që tani në krye të renditjes tabelore janë skuadra tjera e jo atë që ishin viteve te kaluar. Në këtë sezon është thyer tabua që Prishtina, Trepça apo Besa të jenë gjithnjë në krye të tabelës”, tha ai.
Bellopoja: S’ka kualitet pa para
Në të njëjtën linje qëndron edhe ish futbollisti dhe ish trajneri i Flamurtarit, Abdyl Bellopoja. Sipas tij, nuk mund të pritet ngritje të kualitetit kur për çdo vit nga futbolli ynë ikin lojtarët më të mirë. Bellopoja thotë se pa para s’ka ngritje të nivelit të lojës së futbollit.
“Cilësia është e njëjtë me sezonet e kaluar. Shkaku qëndron në atë se ata lojtar që po tregojnë kualitet po ikën nga futbolli ynë duke gjetur arazhman në ndonjë klub të huaja. Një tjetër arsye që futbolli ynë është në këtë nivel është edhe paraja. Pa para nuk ka ngritje të cilësisë. Unë me disa shokë të mi shkojë shpesh në stadium, por kur mbyllet pjesa e parë largohem nga loja të zhgënjyer më nivelin e dobët të lojës”, ka theksuar Bellopoja.
Bellopoja e Sejdiu shpresojnë në pjesën e dytë të garave futbolli ynë do të ketë lëvizje pozitive. /KP/Telegrafi/




















































