LAJMI I FUNDIT:

Largim masiv i kompanive botërore nga tregu rus pas vendosjes së sanksioneve

Largim masiv i kompanive botërore nga tregu rus pas vendosjes së sanksioneve

Për shkak të përkeqësimit të sigurisë dhe krizës humanitare në Ukrainë dhe sanksioneve të rënda të vendosura ndaj Rusisë, shumë kompani të mëdha kanë pezulluar operacionet e tyre në tregun rus.

Midis tyre janë gjiganti amerikan i teknologjisë Apple, prodhuesit e makinave GM dhe Ford, kompania e e transportit Maersk e shumë të tjera.

Sanksionet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Kanadaja dhe Bashkimi Evropian kanë ndikuar në ekonominë ruse pasi Fitch, S&P dhe Moody’s kanë ulur vlerësimin e kreditor të vendit, përcjell Telegrafi.

Fitch tha se ashpërsia e sanksioneve ndërkombëtare, në përgjigje të pushtimit ushtarak rus të Ukrainës, kishte rritur rreziqet për stabilitetin makro-financiar, duke shkaktuar një tronditje të madhe për bazën kreditore që do të minonte gatishmërinë e saj për t’i raportuar qeverisë. Gjithashtu është paralajmëruar se sanksionet mund të ndikojnë në gatishmërinë e Rusisë për të shlyer borxhin e saj.

Apple

Gjiganti amerikan i teknologjisë Apple ka thënë se ka ndaluar të gjitha eksportet në Rusi dhe ka kufizuar shërbimet, si Apple Pay. Po ashtu, kompania ka njoftuar se ka bërë të padisponueshëm për shkarkim aplikacionet të medieve ruse RT dhe Sputnik.

Oracle

Oracle pezulloi të gjitha operacionet e saj në Rusi në solidaritet me Ukrainën.

“Në emër të 150 mijë punëtorëve të Oracle në mbarë botën dhe në mbështetje të qytetarëve të Ukrainës, Oracle Corporation ka pezulluar të gjitha operacionet në Federatën Ruse”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Bashkimi Evropian përjashton 7 banka ruse nga SWIFT
Lexo po ashtu Bashkimi Evropian përjashton 7 banka ruse nga SWIFT

SAP

Kompania franceze e teknologjisë SAP ka ndaluar të gjitha operacionet në Rusi për shkak të sanksioneve ekonomike të vendosura ndaj këtij vendi.

SAP ka theksuar se sanksionet ekonomike kundër Rusisë janë një mekanizëm i rëndësishëm në përpjekjet për të vendosur paqen.

“Ne po ndalojmë aktivitetet e biznesit në Rusi në përputhje me sanksionet dhe përveç kësaj, po ndalojmë të gjitha shërbimet dhe shitjen e produkteve në Rusi”, ka theksuar SAP.

Netflix

Netflix njofton se ka ndërprerë projektet në Rusi. Kompania gjithashtu në fillim të kësaj jave tha se nuk ka plane të shtojë kanale shtetërore në shërbimin e tij rus në rrethanat aktuale. Gjiganti me bazë në SHBA, ka pasur katër seri në gjuhën ruse në prodhim dhe postproduksion, duke përfshirë dramën Zato.

Spotify

Gjiganti për shpërndarjen Spotify tha se ka mbyllur degën e saj në Rusi për një kohë të pacaktuar.

Spotify ka theksuar se kishin rishikuar përmbajtjen që nga fillimi i krizës dhe kufizuan mundësinë e zbulimit të emisioneve në pronësi të medieve shtetërore ruse.

Airbus ndalon furnizimin me pjesë për Rusinë
Lexo po ashtu Airbus ndalon furnizimin me pjesë për Rusinë

H&M

Grupi i modës H&M ka ndërprerë përkohësisht të gjitha shitjet në Rusi. Kompania me anë të një deklarate ka thënë se kishin vendosur të ndalonin përkohësisht të gjitha shitjet në Rusi, duke vënë në dukje se tashmë kishin mbyllur dyqanet e tyre në Ukrainë për sigurinë e klientëve dhe punëtorëve, përcjell Telegrafi.

Përpara këtij zhvillimi, Rusia ishte tregu i gjashtë më i madh i H&M me 4 për qind të shitjeve të grupit.

GM

Prodhuesi amerikan i makinave General Motors (GM) tha në fillim të kësaj jave se do të pezullojë eksportet e automjeteve në Rusi deri në njoftimin e mëtejshëm. Kompania nuk ka asnjë fabrikë në Rusi dhe shet vetëm rreth 3,000 automjete në vit.

“Brengat tona janë me popullin e Ukrainës. Humbja e jetëve është një tragjedi dhe shqetësimi ynë kryesor është siguria e njerëzve”, njofton GM.

G7 dhe BE-ja duan të parandalojnë Rusinë që të anashkalojë sanksionet duke përdorur kriptomonedhat
Lexo po ashtu G7 dhe BE-ja duan të parandalojnë Rusinë që të anashkalojë sanksionet duke përdorur kriptomonedhat

Maersk

Maersk ka pezulluar operacionet e saj në Rusi dhe tha se ishte thellësisht i shqetësuar për mënyrën se si kriza ukrainase do të zhvillohet në ditët në vijim. Kompania ka theksuar se do të vazhdojë të monitorojë situatën dhe do të informojë klientët me ecurinë e situatës.

Ford

Prodhuesi i makinave me bazë në Detroit, i cili ka 50 për qind të aksioneve në tre fabrika ruse, shprehu shqetësimin për pushtimin e Ukrainës dhe gjithashtu bëri thirrje për një rivlerësim të biznesit të tyre në Rusi.

“Ford është thellësisht i shqetësuar për pushtimin e Ukrainës dhe kërcënimet ndaj paqes dhe stabilitetit. Situata na ka detyruar të rishqyrtojmë aktivietin tonë në Rusi”, tha kompania.

MasterCard bllokon transaksionet nga Rusia
Lexo po ashtu MasterCard bllokon transaksionet nga Rusia

Daimler

Daimler Truck ka ngrirë aktivitetet e saj të biznesit në Rusi, duke përfshirë bashkëpunimin me prodhuesin rus të kamionëve Kamaz, i cili është 47 për qind në pronësi të konglomeratit shtetëror rus Rostec.

Volkswagen

Volkswagen gjithashtu ka pezulluar përkohësisht dërgesat e makinave të saj te tregtarët rusë deri në një njoftim të dytë.

Një zëdhënës i VW-së tha se dërgesat do të rifillojnë sapo të sqarohen pasojat e sanksioneve të vendosura nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

Volvo

Volvo ka ndërprerë prodhimin dhe shitjet në Rusi, ku zë rreth 3 për qind të biznesit, si dhe kanë një fabrikë në këtë vend.

“Tani ne kemi një qartësi për sanksionet dhe sigurinë në rajon. Kjo do të thotë që të gjitha operacionet në Rusi po pezullohen”, tha një zëdhënës i Volvos. /Telegrafi/