LAJMI I FUNDIT:

Larg Ukrainës dhe Gazës, një luftë tjetër vrau rreth 50,000 njerëz – por interesimi për të ishte “efektivisht zero”

Larg Ukrainës dhe Gazës, një luftë tjetër vrau rreth 50,000 njerëz – por interesimi për të ishte “efektivisht zero”

Projekti për Vendndodhjen e Konflikteve të Armatosura dhe Të dhënave rreth Ngjarjeve (ACLED) e rendit luftën në Mianmar si më të dhunshmen nga 50 luftërat që monitoron në mbarë botën, duke vënë në dukje se qindra milici të vogla që janë formuar për të luftuar juntën që nga grushti i shtetit të 1 shkurtit 2021 kundër liderit të zgjedhur Aung San Suu Kyi.

Në këtë drejtim, Projekti ka thënë për Newsweek se vlerëson një numër prej të paktën 47,000 të vdekurve në dhunën në Mianmar që atëherë, duke përfshirë të paktën 8,000 civilë, por thotë se numri total i vdekjeve mund të jetë 12,000 të tjerë më i lartë, duke përfshirë edhe 2,000 civilë të tjerë të vdekur, përcjell Telegrafi.


“Numri i sulmeve nga ushtria gjatë viteve ka qenë masiv, por ka pasur një lloj rritjeje me rebelët që kanë marrë gjithnjë e më shumë territor në fund të vitit”, citohet të ketë thënë Andrea Carboni, kreu i analizës së ACLED.

Siç kujton Newsweek, luftimet në Mianmar u intensifikuan në fund të vitit të kaluar, pasi një aleancë e grupeve kryengritëse arriti përfitime të mëdha kundër forcave të liderit të juntës Min Aung Hlaing, i cili është nën sanksionet perëndimore dhe merr armë kryesisht nga Rusia dhe Kina.

Kombet e Bashkuara thonë se rreth 2.3 milionë njerëz janë zhvendosur nga lufta.

Por pavarësisht humbjeve, lufta ka tërhequr shumë më pak vëmendje sesa Ukraina apo Gaza, qoftë nga qeveritë perëndimore, qoftë nga aktivistët dhe protestuesit.

Numri i të vdekurve të raportuar në Ukrainë ka qenë më i lartë se ai në Mianmar që nga pushtimi i plotë i Rusisë në shkurt të vitit 2022, dhe luftimet midis Izraelit dhe Hamasit kanë qenë më intensive që kur sulmi i grupit palestinez ndaj Izraelit nisi raundin e fundit të konfliktit atje në 7 tetor.

Por pozicioni i Mianmarit gjithashtu e bën atë me më pak interes strategjik për Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera perëndimore sesa Evropa apo Lindja e Mesme.

Google Trends tregon se sa më pak interes ka pasur në Myanmar në krahasim me Gazën ose Ukrainën.

Një indeks i kërkimeve në mbarë botën gjatë muajit të kaluar për Ukrainën varionte midis 83 dhe 100 dhe për Gazën midis 30 dhe 46, por për Mianmarin ishte “efektivisht zero”.

“Ditë pas dite, junta në Myanmar masakron pa mëshirë popullin e vet pa pasoja”, ka thënë Thinzar Shunlei Yi, koordinator i avokimit me koalicionin bazë ACDD për Newsweek. “Komuniteti global, për fat të keq, mbyll një sy, duke i kushtuar vëmendje konflikteve të tjera urgjente…”.

Siç vë në pah Newsweek, vendet perëndimore i kanë deleguar kryesisht përpjekjet diplomatike mbi Mianmar grupit rajonal të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore, por junta ka qenë shpërfillëse e përpjekjeve të saj për të adresuar krizën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Kalo në kategori